Kreu i PD, Sali Berisha tha se përfshirja e policis në ndërtimet pa leje ka shkaktuar kaos ndërsa publikoi koston e dy platformave ujore.
”Rama ndryshoi ligjin dhe ngarkoi policinë për t’u marrë me ndërtimet pa leje. Shkaktoi kaos urbanistik mbi bazën e rryshfetit”, tha Berisha këtë mbrëmje në Prrenjas.
Dje në parlament, tek dëgjoja socialistët unë u thashë atyre, urdhëroni, të shkojmë së bashku në çdo organizatë të PS dhe të debatojmë me ta. Mirëpo siç e shikoni, ata kanë shkëputur çdo lidhje me qytetarin dhe qytetarët. Kanë shkëputur çdo lidhje pasi Edi Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri mashtrimi. Po të dëgjoni se çfarë flasin ata në parlament, flasin sikur janë në një planet tjetër, jo në Shqipëri.
Mirëpo është krijuar ky mekanizëm, me të cilin mashtrojnë nga mëngjesi në darkë në mënyrë të paskrupullt. I paragjykojnë qytetarët shqiptarë si njerëz që mund ti mashtrosh dhe tu thuash çtë duash. E dëgjuat dje, sikur nuk ka qenë në Shqipëri, fliste për mungesën e ligjit në ndërtime dhe urbanistike, që të gjitha mbi bazë ryshfeti, pasi dihet shumë mirë që jo çdo kat, por edhe çdo dhomë paguajnë ryshfetin për ta shtuar. Ky jo që e dinte, por ndryshoi ligjin dhe ngarkoi policinë për tu marrë me ndërtimet pa leje.
Pra mendon se në këtë mënyrë do të lajë duart me kaosin urbanistik që e krijoi mbi bazën e ryshfetit. Asnjëri prej tyre aty nuk ka ndërtuar kate mbi kate pa paguar shuma të mëdha.
Berisha: Rama po helmon Vlorën. Kontraktim pa tender, prej 760 milionë eurosh në dy vite. I paguajnë qytetarët shqiptarë
Po ndalem vetëm në deklarata e fundit, për të vjedhur.
I zbrazi digat për të vjedhur. Digat nuk zbrazen kurrë verës. Zbrazja e tyre verës është një krim i vërtetë. I zbrazi vetëm e vetëm që të thotë se liqenet shteruan dhe tani duhet të fillojnë punën dy gjeneratorë monstruozë të sjellë nga Bangladeshi që prodhojnë në 24 orë tonelata të tëra squfuri se punojnë me mazut.
Kontraktim pa tender, prej 760 milionë eurosh në dy vite. Që të gjitha i paguajnë qytetarët shqiptarë dhe tani për të qetësuar thoshte, Skavica do të na i zgjidhë këto. Prisja të thoshte që Skavica çlirimi i 2-të i Shqipërisë siç thoshte Enver Hoxha për Elbasanin.
Vlorën po e helmon, Dibrën po e mbyt dhe këtë zgjidhje jep, dhe këto do ti mbulojë me propagandë. Por kjo qeveri dhe ky person dhe është shumë e rëndësishme që të angazhohemi në një dialog me çdo shqiptar. Ky ka tejkaluar çdo limit, vjedhje, çdo gjë.
Berisha: Asnjë djegës nuk u ndërtua, tani shqiptarët paguajnë 430 milionë euro gjobë
Merr e firmos aferën e djegësve, 430 milionë euro. Në vitin 2015 ka filluar. Asnjë djegës nuk është më në punë. Edhe Elbasani që punoi disa muaj apo vite, se di tani, tani është jashtëfunksioni. Pse? Sepse edhe ai ishte i çmontuar në Tiçino, pasi ishte jashtëpërdorimit dhe u vendos këtu e nuk punon më. Por taksapaguesit shqiptarë tani paguajnë 430 milionë euro gjobë. Që të gjitha të vjedhura dhe të ndara mes Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Lefter Kokës.
Do thoni ju, po ti ku e di? Po e di unë, edhe ju duhet ta dini. Për një kryeministër, ministër, që të mos bëjë keq, që të mos mund të pasurohet vetë ka ligje. Në rast se ai zbaton ligjin nuk mund të grabisë. Por kur ai shkel ligjin e bën vetëm për veten e tij.
Edi Ramës i tha Agjencia Kombëtare për Prokurimet Publike; Mos firmos sepse nuk lejohet me procedurën me negociata të mbyllura. Ai firmosi, pasi se nuk kishin gjetur një mekanizëm për të mbushur valixhet me euro. Sot asnjë djegës, dy djegësit, Fieri dhe Tirana nuk janë ndërtuar fare, por as i Elbasani nuk punon.
Të njëjtën gje bënë me Butrintin, Portin e Durrësit dhe me radhë. m.k




