Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha mbledh kryesinë, ja si do organizohet protesta e madhe e 7 korrikut

28/06/2022
Berisha mbledh kryesinë, ja si do organizohet protesta e madhe e 7 korrikut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e kryesisë së PD se proteszën e 7 korrikut e drejton tashmë Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Vendi tani ka një opozitë të vërtetë dhe që mbron vetëm interesat e qytetarëve.

Sipas Berishës ka një klimë shumë pozitive te qytetarëve për protestën. Shoqëria e vërtetë civile është e tëra në këmbë për të dhënë kontributin e saj në organizimin e kësaj proteste.

“Kam shumë besim se partitë politike opozitare parlamentare joparlamentare do t’i bashkohen protestës. Por, të gjithëve ju anëtarë të këshillit Kombëtar, të gjithë drejtuesve u bie detyra të zbresin në çdo bllok, çdo grupseksioni dhe në të gjitha shtrirjen e PD-së për të bërë mobilizimin maksimal për këtë protestë.

Kjo protestë mblidhet thirret në një kohë kur vendi ka tashmë opozitën e vërtetë. Nuk ka më as manipulime, dhe as gjë tjetër. Ka mbrojtje vetëm të interesave të qytetarëve.

E thoshte shumë qartë një akademike amerikane: ky është një autokraci elektorale. Regjimi i Tiranës është një autokraci elektorale. Duke vjedhur zgjedhjet, forcon pushtetin e vet.

Unë kam shumë besim se qytetarët do të japin të gjithë asaj proteste përmasat dhe seriozitetin që ajo meriton’, – përfundoi fjalën e tij kreu i PD-së, Sali Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se protesta e 7 korrikut do të jetë gjithëpërfshirëse.

”Kjo protestë ka një rëndësi shumë të madhe jo si një protestë e PD por e mbarë qytetarëve shqiptarë. Nuk ka dyshim se roli i PD së në organizimin e kësaj proteste është përcaktues, por PD shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, me personalitet aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta, parlamentare dhe jashtë parlamentare.

Unë kam informacione se degët e kanë filluar aktivitetin, takimet, por ajo që kërkoj është intensifikimi maksimal i përpjekjeve tona në mënyrë që kjo protestë të shprehë të gjithë shqetësime të mëdha problemet madhore me të cilat përballohen sot shumica dërrmuese e qytetarëve dhe nuk ka dyshim se problemi më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të bordeve komuniste të qeverisë së Edi Ramës’, – tha në nisje të fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.

Berisha tha se, nga rritja e çmimeve Edi Rama ka mbledhur vetëm si TVSH, 340 milionë euro.

“Unë mund t’ju them shqiptarëve se bordet për llogari të oligarkëve janë shndërruar në një mjet gjakpirës që rrisin çmimet jashtë çdo logjike tregu. Dy ditë më parë fuçia e naftës në burse ka qenë 108 USD. Nafta në treg ka qenë 2mijë e ca lekë.

Është vërsulur tani me paketën e re Fiskale mbi biznesin, për t’i falimentuar ata pasivisht.

Unë po lexoja dëshminë e një biznesmeni. Nëse më parë e eksportoja mallin në SHBA duke paguar 2500 euro për ton. Tani paguaj 15 mijë euro për ton!

A ekziston ndonjë ndihmë për këto biznese? Zero!

Kemi të bëjmë me një gjendje dramatike reale për kafshën e gojës. Kurse këta vazhdojnë qeverisin pa asnjë preokupim. Pasi ka futur të gjitha pushtete në xhep, Edi Rama nuk komunikon me njerëzit. Komunikon me qiellin.

Çdo ditë dëgjon për ligje e vendime të pakonsultuara me qytetarë, por vetëm e zyrat e PS-së. Dhe jo gjerësisht në as elektoratin socialist. Nuk ka pasur ndonjëherë një regjim që nga diktatura deri sot një regjim të shkëputur nga qytetarët si kjo qeveri’, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

23/04/2026
Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

23/04/2026
Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.