Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komisioni elektoral i PD, ja ku kanë akses të plotë kandidatët për kryetar

12/05/2022
PD prezanton rregulloren e zgjedhjeve në parti, Vokshi: Video nga votimet e manipuluar, gjithcka online. Gazetarët i numëruan votat live
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në mbledhjen e rradhës së Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, u diskutua kalendari i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD.

Bëjmë me dije se z. Sali Berisha ka dorëzuar pranë Komisionit kalendarin e takimeve për pesë ditët në vijim.

Ndërkohë z. Ibsel Elezaj, nuk ka dorëzuar ende asnjë kërkesë për takime në degë.

Bazuar në Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike, pikat 3, 5, 7 dhe 9, kandidatët janë ftuar të dërgojnë pranë Komisionit një draft Kalendar.

Komisioni ka për detyrë që menjëherë pas marrjes së kërkesës nga kandidatët apo përfaqësuesit e tyre të kontaktojë me degët përkatëse dhe të sigurojë njoftimin e anëtarësisë për çdo takim.

Komisioni ka marrë të gjitha masat për t’i siguruar çdo kandidati:

–         Listën dixhitale të anëtarësisë;

–         Ambjente pune dhe infrastrukturën e nevojshme elektorale si në Selinë Qëndrore ashtu edhe në selitë e degëve;

–         Listën e kontakteve të drejtuesve në cdo degë të PD;

–         Akses të plotë në zyrën e shtypit të PD.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale bën me dije që Komisioni mblidhet çdo ditë në orën 10.30.

Ai qëndron në gadishmëri për t’u mbledhur në çdo moment të ditës sa herë që ka nevojë për një vendimmarrje për të akomoduar çdo kërkesë të secilit kandidat, vendim që i është bërë më dije përfaqësuesve të kandidatëve për Kryetar.

Njëkohësisht, Komisioni i kërkon kandidatëve që të respektojnë deklaratën e firmosur nga ana e tyre për ruajtjen e normave të komunikimit etik politik, fokusimin në fushatë pozitive duke u përqëndruar tek platformat dhe alternativat politike si dhe mos përfshirjen në retorikë negative.

Komisioni është i angazhuar e do të vijojë punën me përkushtim për të garantuar garë të barabartë, proçedura transarente në mënyrë që demokratët të zgjedhin me votë të lirë, të fshehtë, të barabartë e të drejtpërdrejt Kryetarin e Partisë Demoratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ Me Krimenë jo e jo, por Kosova nuk ngjan as me Ukrainën. Sqarim për gjysëm dilemën e Ramës

13/08/2026
Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

13/08/2026
Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

TIRANË/ Nis me rrahje e përfundon me plumba, Konflikt me armë zjarri në rrugën “Gjolekë Kokona”

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ Me Krimenë jo e jo, por Kosova nuk ngjan as me Ukrainën. Sqarim për gjysëm dilemën e Ramës

13/08/2026
Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

13/08/2026
Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.