Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nga 7 masi, procedurë e re e rimbursimit të TVSH në tatime

03/03/2022
Biznesi kundër koncensionit të TVSH
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rimbursimi i TVSH-së do të bëhet vetëm online, përmes platformës dixhitale të rimbursimit të TVSH-së duke nisur nga 7 marsi. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar dje ndryshimin e skemës, duke publikuar edhe udhëzuesin që detajon hap pas hapi mënyrën e aplikimit.

“Një nga objektivat parësore, që do të realizojë përdorimi i platformës dixhitale është eliminimi përfundimtar i kontakteve fizike me punonjësit e administratës tatimore, duke eliminuar çdo mundësi abuzimi, si edhe çlirimi i tatimpaguesve nga dokumentet në letër dhe nga koha e pritjes. Falë automatizimit të sistemit, platforma dixhitale e rimbursimit të TVSH-së do plotë në trajtimin e kërkesave sipas radhës, duke mundësuar në kohë reale përmes numrit të referencës edhe gjurmimin e statusit të aplikimit nga vetë tatimpaguesi, në llogarinë e tij në ‘e-Filing’”, thuhet në njoftim.

Sipas udhëzimit të publikuar një ditë më parë, “tatimpaguesit do të kenë mundësinë e krijimit dhe dorëzimit të kërkesave për rimbursim të tepricës kreditore të TVSH-së nga llogaria e tyre në ‘e-Filing’. Pas kërkesës, do të krijohen të gjithë formularët e rimbursimit për kredi tatimore të papërdorura për të cilat tatimpaguesi do të kërkojë rimbursim. Formularët do të krijohen si pjesë përbërëse e kërkesës së rimbursimit dhe pas plotësimit dhe ruajtjes së informacionit të tyre, do të dorëzohen me kërkesën si pjesë integrale e saj”. Përveç formularëve të rimbursimit, kërkesa për rimbursim përbëhet dhe nga disa seksione të tjera me fusha për plotësimin e informacioneve shtesë, si dhe jep mundësinë e ngarkimit të dokumenteve shoqërues, në rast se do të jetë e nevojshme.

Një aplikim për kërkesë rimbursimi TVSH-je sqarohet në udhëzim, mund të krijohet duke përzgjedhur “Çështjet e mia” në “e-Filing Im.Pamja”, “Çështje të padorëzuara” hapet dhe tatimpaguesi duhet të klikojë butonin “krijo çështjen”. Në dritaren që do të hapet përdoruesi duhet të përzgjedhë llojin e çështjes që në këtë rast është “Kërkesë Rimbusimi TVSH-je” nga lista. Më pas, duhet të ridrejtohet te forma e aplikimit për rimbursim. Sipas manualit të Tatimeve, kërkesa e krijuar e rimbursimit përbëhet nga pesë seksione: Formularët e rimbursimit, detajet e llogarisë bankare, adresa postare, si edhe përshkrimi i objektit të aktivitetit dokumentet shoqërues. r.e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.