Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dritan Abazoviq, së shpejti Kryeministër i Malit të Zi

03/03/2022
Dritan Abazoviq, së shpejti Kryeministër i Malit të Zi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, propozoi liderin e Lëvizjes Qytetare URA, njëherësh ish-zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviq, për mandatar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

“Përfaqësuesit e Lëvizjes URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur Qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti të mbajë një seancë dhe të vendosë për programin dhe përbërjën e Qeverisë me propozimin e mandatarit”, thuhet në deklaratën e Gjukanoviqit. 

Më herët, presidenti Gjukanoviq zhvilloi konsultime me përfaqësuesit e partive parlamentare, të cilave nuk iu përgjigjën partitë e shumicës së mëparshme qeverisëse, Fronti Demokratik pro-Serb (DF), Mali i Zi Demokratik (Demokratët) dhe Partia Popullore Socialiste (SNP).

Partitë kombëtare të pakicave thanë gjatë konsultimeve me Gjukanoviqin se e mbështesin qeverinë e pakicës, ndërsa socialdemokratët thanë se do të mbështesnin “çdo qeveri me mendje evropiane” dhe ishin të gatshëm jo vetëm ta mbështesin atë, por edhe të marrin pjesë në të.

Pas bisedimeve me Gjukanoviqin më 25 shkurt, lideri dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate (SDP), Rashko Konjeviq, tha se Malit të Zi i duhet një qeveri e qëndrueshme me prioritete të qarta dhe jo një eksperiment i ri politik, i ngjashëm me Qeverinë në largim të Zdravko Krivokapiqit.

URA dhe lideri i saj, Dritan Abazoviq po kërkojnë formimin e një qeverie të pakicës, e cila do të përfshijë, përveç URA-s, partitë kombëtare të pakicave të shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe SNP-në pro-serbe. Mbështetje në Parlament pritet të marrin edhe nga partia e Gjukanoviqit dhe dy partitë tjera socialdemokrate. ​

Më pak se një muaj pas rënies së Qeverisë së Krivokapiqit, SNP-ja nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në Qeverinë e Dritan Abazoviqit.

Fronti Demokratik dhe Demokratët kërkojnë formimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve.

Ata e konsiderojnë konceptin e qeverisë së pakicave si “tradhti” ndaj vullnetit elektoral të votuesve në zgjedhjet e gushtit 2020, prandaj në Podgoricë dhe qytete të tjera malazeze po organizojnë protesta dhe bllokada duke kërkuar zgjedhje të reja. Ata akuzojnë URA-n dhe Abazoviqin për marrëveshje politike me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit Gjukanoviq.

Protestat nisën në fund të janarit të këtij viti, në prag të rënies së Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit, së cilës i është dhënë mosbesimi më 4 shkurt.

Tri ditë më vonë, kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, lider i demokratëve, u shkarkua.

Që atëherë, Parlamenti është bllokuar pasi nënkryetari Strahinja Bulajiq nga Fronti Demokratik refuzoi të caktojë një seancë sepse “kushtet politike nuk janë përmbushur”.

Më 25 shkurt, Bulajiq kërkoi që sa më shpejt, në vend të formimit të qeverisë së re, të hapej dialogu mes liderëve të partive që fituan shumicën në zgjedhjet e fundit, të cilat e dërguan DPS-në e Gjukanoviqit në opozitë pas tre dekadash.

Për shkak të refuzimit për të caktuar një seancë, opozita akuzoi Bulajiqin për shkelje të Kushtetutës.

Në zgjedhjet parlamentare dy vite më parë, tri lista të kryesuara nga Fronti Demokratik, Demokratët dhe URA, fituan një shumicë të ngushtë me 41 vende, nga 81 sa janë gjithsej në Parlamentin malazez.

Në një intervistë me agjencinë MINA në fillim të shkurtit, presidenti dhe udhëheqësi i DPS-së, Milo Gjukanoviq, tha se DPS-ja ishte gati të votonte për një qeveri të pakicës “sepse është një zgjidhje më e mirë se situata katastrofike në të cilën Mali i Zi udhëhiqet nga Qeveria aktuale”.

Gjukanoviq tha se qeverisjen e pakicës e konsideron alternativën më të keqe ndaj asaj aktuale, por, siç tha ai, në këtë moment nuk ka gatishmëri të një numri të subjekteve parlamentare që të mbështesin zgjidhje të tjera për tejkalimin e krizës. REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.