Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Beteje e ashpër në disa qytete të Ukrainës, ende mbahet Kharkiv, sulmohet Zhytomyr

02/03/2022
Beteje e ashpër në disa qytete të Ukrainës, ende mbahet Kharkiv, sulmohet Zhytomyr
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria ruse e mbrojtjes lajmëroi se trupat e saj tani kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, raporton BBC, ndërkohë që zyrtarët vendas flasin për rënie të disa pjesëve në qytet dhe jo pushtim të tij.

Gjatë natës trupat ruse ishin parë në rrugët e qytetit dhe se kryetari i bashkisë tha se stacioni i trenit dhe porti i Khersonit ishin kapur.

Agjencia e lajmeve UNIAN raporton se një sulm me raketë në Kharkiv ka goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë në qytet.

Një video e postuar në kanalin Telegram të një këshilltari të qeverisë ukrainase tregon një ndërtesë të përfshirë nga flakët.

Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës është gjithashtu e ndezur pas sulmit.

BBC raporton se ende nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur videon.

Ndërkohë të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv, tha kryebashkiaku i qytetit.

Megjithatë, guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën” dhe pozicionet u mbajtën, pavarësisht bombardimeve të rënda të Kharkiv të martën dhe gjatë natës.

Guvernatori Oleh Synegubov tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”.

Trupat ruse hynë në sektorët verilindorë dhe veriorë të qytetit, ndërsa Kharkiv u godit nga artileria reaktiv.

Ukraina thotë se një sulm raketor rus gjatë natës ka vrarë të paktën dy persona në qytetin Zhytomyr, i cili shtrihet 120 km (75 milje) në perëndim të Kievit.

Sulmi, që synonte një bazë ajrore në qytet, goditi shtëpitë e banimit aty pranë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka shkruar në Twitter se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur. Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko, kishte thënë më herët në llogarinë e tij në Telegram se numri i të vdekurve ishte edhe më i lartë.

“Deri më tani, katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë,” tha ai.

Llogaritë e qeverisë së Ukrainës në Facebook dhe Telegraph kanë shpërndarë një video për të cilën ata thanë se ishte nga pasojat e shpërthimit. Pamjet tregojnë shpëtimtarët që po përpiqeshin të nxirrnin të mbijetuarit nga rrënojat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026
Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026
Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.