Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Johnson zhgënjen gazetaren britanike: Nuk mund t’ju ndihmojmë në mënyrën që e prisni ju

01/03/2022
Johnson zhgënjen gazetaren britanike: Nuk mund t’ju ndihmojmë në mënyrën që e prisni ju
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një gazetare ukrainase iu drejtua Boris Johnson-it me lot në sy duke i thënë se Perëndimi nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur civilët dhe Ukrainën nga pushtimi rus.

“Ju keni frikë. NATO nuk është e gatshme t’na mbrojë, pasi NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore, por ajo tashmë ka nisur. Dhe janë fëmijët ukrainas që po goditen.

Ju flisni për më shumë sanksione, kryeministër, por Roman Abramovich nuk është sanksionuar, ai është në Londër, fëmijët e tij nuk po bombardohen, ato janë në Londër.

Fëmijët e Putin janë në Holandë, në Gjermani, në vila luksoze. A janë sekuestruar ato vila luksoze? Nuk më rezulton kështu. Po shoh që familjarët dhe kolegët e mi po qajmë. Nuk dimë ku të shkojmë. Kjo është ajo që po ndodh, kryeministër”, i tha gazetarja.

“Faleminderit, faleminderit për pyetjet dhe që jeni këtu sot. Jam i lumtur që ju ishit në gjendje të mbërrinit këtu. Thjesht dua të them se jam shumë I vetëdijshëm se nuk mund të bëjmë shumë, si qeveri e Britanisë së Madhe, për t’ju ndihmuar në mënyrën që ju dëshironi dhe unë dua të jem i sinqertë lidhur me këtë”, tha Johnson.

Kryeministri e ka bërë të qartë se trupat britanike nuk do të vendosen në Ukrainë dhe do të qëndrojnë “fortësisht brenda kufijve të anëtarëve të NATO-s”.

Duke iu drejtuar konferencës për shtyp, ai thotë se kjo është “thellësisht gjëja e duhur për të bërë”.

Ai thotë se çdo masë e marrë kohët e fundit nuk është “asgjë më shumë se masa mbrojtëse”, duke u shfaqur duke zgjedhur fjalët e tij me kujdes për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Johnson thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet “të forcojë qëndrueshmërinë tonë të përbashkët” dhe të sigurohet që Vladimir Putin dhe Rusia të jenë “të izoluar”.

NATO ka qenë gjithmonë “për paqe dhe stabilitet”, thotë ai, dhe kjo ka rëndësi “sepse bota është bërë një vend më i rrezikshëm dhe më i kontestuar”.

Kryeministri thotë se pushtimi i Putinit në Ukrainë është një “llogaritje e gabuar katastrofike” pasi ukrainasit “kanë ngritur një rezistencë të habitshme dhe këmbëngulëse”. r.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.