Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rusët hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, sulme intensive në Kiev

27/02/2022
Rusët hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, sulme intensive në Kiev
Share on FacebookShare on Whatsapp

Duket e paqartë se si është situata në qytetin e Kharkivit me 1.4 milionë banorë ndërkohë që trupat ruse kishin qëndruar në periferi të tij. Kharkivi shtrihet rreth 20 kilometra në jug të kufirit me Rusinë  raporton Zeri i Amerikës.

Videot e postuara në mediat dhe rrjetet sociale ukrainase, shfaqën automjete ruse që lëviznin nëpër Kharkiv dhe trupat ruse që enden në qytet në grupe të vogla.

Por ndërkaq video tregoi ushtarët ukrainas duke inspektuar automjetet e lehta ruse të dëmtuara nga granatimet dhe të braktisura nga trupat ruse në një rrugë.

Oleh Sinehubov, shefi i administratës rajonale të Kharkiv, u tha civilëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Rusët kanë intensifikuar sulmet edhe kundër Kievit.

Shpërthimet ndriçuan qiellin herët të dielën pranë kryeqytetit, ku njerëzit u mbyllën nëpër shtëpi, garazhe nëntokësore dhe stacione metroje, në pritje të një sulmi në shkallë të plotë nga forcat ruse.

Flakët u ngritën në qiell para agimit nga një depo nafte pranë një baze ajrore në Vasylkiv, ku ka pasur luftime intensive, sipas kryebashkiakut të qytetit. Zyra e presidentit Volodymyr Zelenskyy tha se një tjetër shpërthim ndodhi në aeroportin civil, Zhuliany.

Zyra e presidentit Zelenskyy tha gjithashtu se forcat ruse hodhën në erë një tubacion gazi në Kharkiv, duke bërë që qeveria të paralajmërojë njerëzit që të mbrohen nga tymi, duke mbuluar dritaret e tyre me lecka të lagura ose garza.

“Ne do të luftojmë për aq kohë sa duhet, për ta çliruar vendin tonë”, tha presidenti Zelenskyy.

Më shumë se 150,000 ukrainas u larguan për në Poloni, Moldavi dhe vende të tjera fqinje dhe Kombet e Bashkuara paralajmëruan se numri mund të rritet në 4 milionë nëse luftimet përshkallëzohen.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk i ka bërë të ditura planet e tij përfundimtare, por zyrtarët perëndimorë besojnë se ai është i vendosur të përmbysë qeverinë e Ukrainës dhe ta zëvendësojë atë me një regjim të tij, duke rivizatuar hartën e Evropës dhe duke ringjallur ndikimin e Moskës të epokës së Luftës së Ftohtë. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.