Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mijëra protestues në qendër të Moskës, thirrje kundër luftës dhe Putinit, brutalitet policor

24/02/2022
Mijëra protestues në qendër të Moskës, thirrje kundër luftës dhe Putinit, brutalitet policor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shumë protestues kundër luftës u mblodhën të enjten në mbrëmje në Moskë duke kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake të vendit të tyre në Ukrainë, raporton Zeri i Amerikës.

Protestuesit hodhën parulla kundër luftës dhe presidentit Vladimir Putin.

Policia arrestoi disa demonstrues gjatë protestës. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut OVD-Info, më shumë se 1,450 protestues në 51 qytete në të gjithë vendin janë arrestuar nga autoritetet ruse. Demonstratat u zhvilluan në vende të tilla si Shën Petersburg, Novosibirsk dhe Yekaterinburg.

https://twitter.com/ziaryaad/status/1496967772152156163?s=21

Moska njohu zyrtarisht rajonet Donjesk dhe Luhansk në Ukrainën lindore si shtete të pavarura në fillim të kësaj jave, duke pasuar me një operacion ushtarak herët të enjten.

Presidenti Vladimir Putin tha se operacioni synon të mbrojë njerëzit që “i nënshtrohen gjenocidit” nga Kievi dhe “çmilitarizimin” e Ukrainës, ndërsa i bëri thirrje ushtrisë ukrainase që të hedh poshtë armët.

Today in #Moscow protests against War “No to War” #нетвойне #NoToWar pic.twitter.com/cAL0JlD3y1

— Gohar Hayrapetyan (@GoharHayrapety1) February 24, 2022

– Kriza e Donbasit dhe ndërhyrja ushtarake e Rusisë

“Revolucioni i Maidanit” në shkurt të vitit 2014 në Ukrainë çoi në arratisjen e ish-presidentit Viktor Janukoviç nga vendi dhe ardhjen në pushtet të një qeverie pro-perëndimore.

Kjo u pasua nga aneksimi në mënyrë të paligjshme nga Rusia i rajonit të Krimesë dhe separatistët shpallën pavarësinë në rajonet Donjetsk dhe Luhansk të Donbasit në Ukrainën lindore, të cilat të kanë popullsi të madhe etnike ruse.

Ndërsa shpërthyen përleshjet midis forcave separatiste të mbështetura nga Rusia dhe ushtrisë ukrainase, pas ndërhyrjes së fuqive perëndimorenë Moskë u nënshkruan marrëveshjet e Minskut të viteve 2014 dhe 2015.

Konflikti, megjithatë, vazhdoi për vite me shkelje të vazhdueshme të armëpushimit.

Që nga shkurti i vitit 2022, rreth 14,000 njerëz janë vrarë në konflikt në Ukrainën lindore.

Tensionet filluan të përshkallëzohen në fund të vitit të kaluar kur Ukraina, SHBA dhe aleatët e saj akuzuan Rusinë për grumbullimin e dhjetëra mijëra trupave në kufirin me Ukrainën.

Ata deklaruan se Rusia po përgatitej të pushtonte fqinjin e saj perëndimor, akuza që u refuzuan vazhdimisht nga Moska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.