Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKREM SPAHIU/ Një jetë për shqiptarët, 10 vjet pa Mbretin Leka I

30/11/2021
EKREM SPAHIU/ Një jetë për shqiptarët, 10 vjet pa Mbretin Leka I
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ekrem Spahiu

Mbreti Leka, do të mbahet mend dhe do të përkujtohetpërjetë për vlerat prestigjioze kombëtare, të cilat i mishëroi në konsekuencën politike mbretërore ndaj të ardhmes së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Ai nuk abdikoi kurrë nga froni mbretëror, duke ruajtur të pacënuar besimin për këtë të ardhme.

​Për Mbretin Leka, çështja kombëtare përbënte shqetësimin dhe angazhimin kryesor të gjithë jetës së Tij, për të cilën sakrifikoi dhe mbajti çdo kosto për veten dhe familjen mbretërore.

​Besimplotë dhe i përkushtuar në konsekuencën politike mbretërore, Mbreti Leka I, jo vetëm që ishte kundër regjimit dhe diktaturës komuniste, por edhe e luftoi atë me të gjitha mënyrat.

​Mbreti Leka, është burrështetasi më i votuar nominalisht në historinë politike të Shqipërisë. Këtë e tregon rezultati i Referendumit të 29 qershorit 1997, i shpallur zyrtarisht nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në të cilin votuan pro Monarkisë 450,478 zgjedhës, baraz me 33.26 % të votuesve. Ndërkohë, sipas të dhënave nga komisionerët e monarkisë në qendërat e votimi, rezultati real i arritur në atë Referendum, në rang kombëtar, ishte 54% pro Monarkisë.

Kjo shkallë e lartë popullariteti u manifestua edhe gjatë pritjes që iu bë Mbretit Leka në Rinas, e cila do të mbetet në librat e historisë si pritja më madhështore dhe më entusiaste që i është bërë ndonjëherë personaliteteve të kombit shqiptar.

Për ndarjen nga jeta të Mbretit Leka, më 3 dhjetor, Shteti Shqiptar organizoi një ceremoni mortore zyrtare dinjitozehomazhesh e lamtumire në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, e cila kishte një domethënie të madhe për institucionin e Mbretërisë. Dita kur u zhvillua ceremonia u shpall ditë zie kombëtare, duke ulur flamurin në gjysëm shtize në të gjithë institucionet. Drejtuesit më të lartë shtetërorë, nga Shqipëria e Kosova, kryetarët e të gjitha partive politike, krerët e të gjitha besimeve fetare, dhjetra mijëra qytetarë e bashkëkombas nga të gjitha trevat shqiptare, i dhanë lamtumirën e fundit Mbretit të tyre.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Mbretin Leka I.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Babë e bijë gjenden pa jetë në Lezhë, detajet e policisë

26/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.