Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Artan Fuga, koment për komentin e ambasadores: Janë llogje pa bereqet

08/09/2021
ARTAN FUGA/ Pse vjedhim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Akademiku Artan Fuga ka komentuar sot një postim të ambasadores suedeze sipas se cilës qeveria Rama ka 70 për qind gra dhe prandaj është edhe mirë, edhe më e mirë.

Komenti i Fugës:
Në rrjetet sociale në Shqipëri po qarkullon një status i zonjës ambasadore të Suedisë në Tiranë. Sipas tekstit, shkruar nga dora e saj, thuhet se qeveria është e mirë, është gjë e mirë, sepse ka 70 përqind gra.

Unë këtu nuk do të merrem me qeverinë sepse është gjëja e fundit në botë që më intereson, as me gratë apo burrat e saj. Madje dua të them se respekti im për mbretërinë e Suedisë dhe për shoqërinë suedeze është i jashtëzakonshëm.

Nuk dua as të komentoj statusin e zonjës ambasadore sepse e fus padashje në çështje shqiptaro-shqiptare që dalin jashtë kompetencave të veta.

Unë nxjerr nga ai status këto përfundime logjike që nuk ka shqiptar që t’i gëlltisë:

1. Sa më shumë gra aq më më mirë për qeverinë, pra nëse kemi një qeveri 100 për 100 me gra, arrijmë të mirën perfekte. Shkojmë në fundin e kohëve!

2. Cdo grua që futet në qeveri për faktin e vetëm se është grua është gjithmonë më mirë se cdo burrë sado i zoti, kompetent, i besueshëm të jetë, madje edhe nëse është homoseksual.

3. Një grua është e zonja për të qeverisur vetëm për faktin se është grua.

4. Zonjat ne qeveri janë futur si gra, thjesht nga gjinia e seksi i tyre, dhe jo nga aftësitë e tyre politike për forcën politike që i mandaton.

5. Këto zonja janë përfaqësueset autentike të grave të Shqipërisë. Në këtë aspekt nuk kuptohet se laj thaj vijnë vërdallë vetëm disa prej tyre gjithmonë!

Këto përfundime logjike nxorra.

Ndërkaq që të jem i qartë diskutimi se kush është menaxher, prind, shofer, polic, hajdut, politikan, ministër, me i ose e zoti ose zonja, burri apo gruaja është një debat që vazhdon që nga koha kur Adami dhe Eva ishin në Eden dhe i Zoti i fajësoi të dy njëlloj!

Me një fjalë janë llogje pa bereqet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.