Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vokshi: Vendimi për një GRTV në Parlament dhuron median dhe lirine e raportimit

06/06/2021
Kontrolli i AMA-s dhe RTSH-së nga qeveria, liria e medias në rrezik. PD: Vjedhja e pushtetit po çon në kapjen totale të institucioneve të medias
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha sot në Konferencën e LDGSH se per te penguar gazetarët nga raportimi lirisht në Parlament dhunon lirinë e medias, është antidemokratik dhe antikushtetues.

Partia Demokratike kundërshtoi si antidemokratik dhe antikushtetues vendimin e parlamentit për t’u mohuar gazetarëve informim dhe raportim të lirë nga Kuvendi i Shqipërisë. Ish Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, e konsideroi si antikushtetues dhe dhumim të fjalës së lirë vendimin që ndalon gazetarët të hyjnë lirisht në parlament dhe të raportojnë lirisht për punën e deputetëve.

“Pa fjalë të lirë, nuk mund të ketë votë të lirë, nuk ekziston as shoqëria e lirë. Në këtë drejtim, vendi ynë vazhdon të bëjë hapa mbrapa me ritme alarmante.

Me nje vendim antidemokratik, media ndalohet të marrë pjesë në komisionet parlamentare, aty ku diskutohen ligjet, ndalohet të pyesë deputetët, ndalohet të jetë aty ku ngjarja ndodh. Në vend të informimit të plotë të publikut, gazetarët urdhërohen të komunikojnë me publikun vetëm përmes pamjeve të regjisë së centralizuar të kuvendit. Vebdimi antidemokratik, antikushtetues, i detyron gazetarët të qendrojnë të izoluar në një dhomë, të rrethuar nga Garda e pushtetit.

Vendimi që pengon gazetarët në punën e tyre të informimit me transparencë dhe paanësi të publikut, i pari i këtij dimensioni pas 30 vitesh parlamentarizëm, është marrë në mungesë të plotë transparence nga parlamenti monopartiak me opozitën e emëruar.

Vendimi antidemokratik, nuk është konsultuar me shoqatat dhe grupet e gazetarëve dhe e përsëris me shumë shqetësim, është, në shkelje te të drejtave Kushtetuese për informim, kuadrit ligjor, konventave ndërkombëtare, si dhe vetë frymës se transparencës dhe hapjes me mediat që përcjell ndër vite Rregullorja e Kuvendit.

Bunkerizimi i Kuvendit, njësoj si bunkerizimi i qeverisë së Ramës përmes ERTV-së, ka vetëm një fjalë për t’u përshkruar- Censurë.

Në gjuhën e perëndimit, ku liria e medias është themeli i zhvillimit të shoqërisë, kjo do të thotë se kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kushdo që u shërben atyre për të censuruar mediat, janë armiq publikë!

Ndalimi i gazetarëve për të raportuar lirisht nga Kuvendi i Shqipërisë është vendimi antikushtetues. Partia Demokratike do të jetë në krah të mediave për ta zhbërë këtë vendim, që cënon të drejtën kushtetuese për informim.

Kuvendi i Shqipërisë është zemra e një demokracie. Nga zgjedhjet e 25 prillit, ne kemi një deformim të rëndë të këtij organi jetik, por ai do të pushojë së rrahuri plotësisht, nëse media detyrohet të shohë me sytë e pushtetit dhe të flasë me gojën e një pushteti të vjedhur!”- u shpreh zonja Vokshi.

Ajo i bëri këto komente në hapjen e konferencës dyditore për fushatën zgjedhore dhe komunikimin që LDGSH po e organizon në bashkëpunim me fondacionin suedez “Jarl Hjalmarson Foundation” i Partise simotër Moderata. Albana Vokshi është kryetare e LDGSH-së. Organizata partnere e PD, me rreth 10 mijë anëtare të reja, që ka bërë riorganizimin para zgjedhjeve me synim shndërrimin e saj në një strukturë elektorale, që forcon zërin dhe rolin e grave në politikë. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026
Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

16/08/2026
SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026
Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

Green Coast organizon për të pestin vit Panairin e Librit

16/08/2026
EMRAT/ Ekstradime, 3 nga Greqia në Tiranë dhe 2 nga Tirana në Romë

Arrestohen 2 persona në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Rumania i dënuari për vrasje

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.