Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Laprakës në Tiranë ndërsa janë mësuar emrat e personave me plagë.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona, të identifikuar si Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri.
Sipas burimeve, të dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e konfliktit që çoi në përdorimin e armës së zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor po mbledh dëshmi dhe prova në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me dinamikën e plagosjes.a.b



