IKMT do të nisë të hënën operacionin nga Ksamili dhe Velipoja për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone.
Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara.
Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.
Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj shprehet se: Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit. a.b





