Policia e Elbasanit prangosi 3 persona dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë.
Ata mbajnë inicialet:
M. B., 32 vjeç, D. B., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F. G., 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë.
Si dhe L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.
Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e bashkautorëve u bë pasi kanë tentuar për të kultivuar fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi. a.b





