Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lufta Izrael-Hamas në Gaza, mbi 100 viktima, SHBA legjitimon të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten

14/05/2021
Lufta Izrael-Hamas në Gaza, mbi 100 viktima, SHBA legjitimon të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten
Share on FacebookShare on Whatsapp

Trupa të shumta tokësore u dërguan mbrëmë nga qeveria e Izraelit për të luftuar në rripin e Gaza-s, teksa palestinezët vazhdojnë të gjuajnë me raketa në Izrael në ditën e pestë të luftimeve.

Afro 7 mijë ushtarë izraelitë u tha se thyen kufirin me alibinë se palestinezët lëshuan 1750 raketa në Izrael nga Gaza që prej të hënës, por në fakt edne nuk ka kalim kufiri nga ushtria izraelite.

Bilanci i deritanishëm i përplasjeve mes Izraelit dhe Palestinës është i trishtë. Janë 103 të vdekur në Gaza, mes tyre 31 fëmijë dhe 600 të plagosur. Ndërsa në Izrael raportohet për 7 viktima. Ministri i Mbrojtjes, Benny Gatz kërkoi një ndërhyrje masive të forcave ushtarake, ndërkohë që numri i të arrestuarve ka shkuar në mbi 400.

Pushtimi në rrugë tokësore ende nuk ka nisur ndërsa autoritetet izraelite flasin për rrugë të ndryshme të operacionit në rrugë tokësore, ndërsa qeveria e udhëhequr nga Benjamin Netanjahu ka refuzuar një kërkesë për armëpushim nga Hamasi (Ushtria Palestineze që po lufton në Gaza). Ushtria Izraelite është gati dhe pret një urdhër për të nisur sulmin në Gaza.

“E kisha thënë që Hamasi do të paguante një çmim të shtrenjtë” tha Kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë në video. “Ne po e bëjmë një gjë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me forcë.”

Banorët e Gazës pranë kufirit me Izraelin konfirmuan për agjencinë Reuters se nuk kishin parë gjurmë forcash tokësore izraelite brenda enklavës, por ata njoftuan për zjarr të rëndë artilerie dhe dhjetra sulme ajrore.

Ndërsa dhuna hyri në ditën e pestë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara njoftoi se ra dakord të mblidhej të dielën për të diskutuar për situatën, pasi planet për një takim ishin shtyrë nga shqetësimet e Shteteve të Bashkuara.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë aktive në diplomaci në nivelet më të larta në përpjekje për të lehtësuar tensionet”, shprehej ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield në Tëitter.

Të enjten, grupi militant palestinez Hamas hodhi raketa në lagjet izraelite dhe Izraeli u përgjigj me më shumë sulme ajrore në Rripin e Gazës, ndërsa përpjekjet për të ndaluar dhunën përshkallëzuese vazhdonin.

Në përgjigje të grumbullimit të trupave dhe tankeve të Izraelit përgjatë kufirit, zëdhënësi ushtarak i Hamasit Abu Obeida tha se grupi nuk kishte frikë nga një pushtim nga toka, duke thënë se çdo pushtim do të ishte një shans për më shumë ushtarë të vdekur ose të kapur , sipas Associated Press.

Shkëmbimi vdekjeprurës i zjarrit me raketa dhe sulme ajrore, përplasja më e madhe midis grupit militant palestinez dhe forcave izraelite që nga lufta e vitit 2014 në Gaza, ndodhi për shkak nga trazirat në rritje për kontrollin e Jeruzalemit dhe përpjekjet e kolonëve hebrenj për të marrë nën kontroll komunitetet arabe, raporton Zeri i Amerikës.

Presidenti amerikan Joe Biden shprehu të mërkurën mbështetjen e tij për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, ndërsa tha se shpresonte që luftimet të ndërpriteshin sa më shpejt.

Pasi Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin foli të mërkurën me homologun e tij izraelit, Benjamin Gantz, Pentagoni nxorri një deklaratë ku thuhej se zoti Austin informoi zotin Gantz për “mbështetjen e palëkundur të Pentagonit për të drejtën legjitime të Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij.” a.a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama ndryshon qeverinë, përfiton ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

Rama ndryshon qeverinë, përfiton ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

11/09/2026
Banorët e Marinzës përballë Bankers: Kërkojnë pagesën e qirave për tokat, Baçi: Pse hesht shteti?

Banorët e Marinzës përballë Bankers: Kërkojnë pagesën e qirave për tokat, Baçi: Pse hesht shteti?

11/09/2026
Berisha me krerët e drejtësisë amerikane: Takim me Todd Blanche dhe Stanley Woodward

Berisha me krerët e drejtësisë amerikane: Takim me Todd Blanche dhe Stanley Woodward

11/09/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Administrativja urdhëron Thesarin të paguajë magjistratët. Del vendimi

11/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama ndryshon qeverinë, përfiton ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

Rama ndryshon qeverinë, përfiton ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

11/09/2026
Banorët e Marinzës përballë Bankers: Kërkojnë pagesën e qirave për tokat, Baçi: Pse hesht shteti?

Banorët e Marinzës përballë Bankers: Kërkojnë pagesën e qirave për tokat, Baçi: Pse hesht shteti?

11/09/2026
Berisha me krerët e drejtësisë amerikane: Takim me Todd Blanche dhe Stanley Woodward

Berisha me krerët e drejtësisë amerikane: Takim me Todd Blanche dhe Stanley Woodward

11/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.