Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Detaje të reja për masakrimin e 20 vjeçares greke. “E kuptova që kishte vdekur kur erdhi policia”

13/05/2021
Detaje të reja për masakrimin e 20 vjeçares greke. “E kuptova që kishte vdekur kur erdhi policia”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkëshorti i 20-vjeçares, Karolinë, e cila u vra tragjikisht Glyka Nera të Greqisë nga persona që po grabisnin shtëpinë e tyre, kuptoi që partnerja e tij kishte vdekur vetëm kur policia erdhi në shtëpi dhe e liroi.

“E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë . Për fat të mirë, vajza ime është mirë. Kushdo që di diçka, jam i sigurt se do të ndihmojë”, tha ai.

Policia  beson se autorët janë pjesë e një bande që kanë kryer edhe grabitje të tjera të dhunshme.

Ndërkohë, ata kanë krijuar një “listë të kuqe” me 100 të dyshuar, të gjithë grabitës-kriminelë të ardhur, por edhe me shtetësi greke, të cilët dyshohet se janë liruar nga burgu dhe janë kthyer në ilegalitet.

Rezultatet e laboratorëve mjeko-ligjorë të Policisë Greke për gjurmët e ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve do të përdoren për të identifikuar autorët, ndërsa edhe rrobat e veshura nga viktima janë dërguar në forenzikë.

Oficerët e policisë që hynë në banesën e viktimës mëngjesin e së martës, njoftuan se gjetën të pajetë trupin e lidhur të Caroline-s, ndërsa mbi të ishte foshnja 11-muajshe e cila po godiste nënë e saj me duar duke u përpjekur ta zgjonte.

Në një intervistë të dhënë për media greke, kreu i Shoqatës së Oficerëve të Policisë të Atikës Juglindore, George Kalliakmanis, tha se burrit të Carolines grabitësit i kishin lidhur duart, gojën dhe sytë me shirit izolues. Sipas shefit të policisë 32-vjeçari vuante nga hipoksemia dhe humbi përkohësisht ndjenjat.

Por si ndodhi vrasja e 20-vjeçares. Sipas informacioneve, njëri nga tre autorët e grabitjes e mbylli gojën e vajzës me copa leckë. Në të njëjtën kohë, me gishtin e madh dhe gishtin tregues, grabitësi mbylli hundën derisa ajo humbi ndjenjat. Fytyra e Caroline kishte shenja të zbehta dhune.

Policia vlerëson se pasi 3 autorët e krimit me kapuç varën qenin e familjes në kangjella, ata hynë në shtëpi përmes dritares në bodrumin e shtëpisë dhe prej andej filloi makthi për çiftin.

Piloti 32-vjeçar i helikopterit tha se kriminelët e pamëshirshëm e kërcënonin  se do të vrisnin vajzën e tij 11-muajshe.

“Unë u thashë atyre se i kisha fshehur paratë në mënyrë që të largoheshin dhe të mbroja familje. Dëgjova gruan time që ulërinte vazhdimisht për ndihmë. Ne bërtisnim që të mos lëndoheshim. Foshnja po qante, gruaja ime po qante dhe dikush nga hajdutët po kërkonte nëpër shtëpi për të gjetur më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma dhe unë nuk po dëgjoja më zërin e gruas sime”- tha burri.

Sipas dëshmisë së burrit 32-vjeçar, të tre burrat me kapuç qëndruan në shtëpi për një orë, duke e shantazhuar për t’i thënë se ku i kishte fshehur paratë dhe bizhuteri, megjithëse nga momenti i parë, pa rezistuar, ai kishte zbuluar kutinë me 10,000 euro.

Policia ka në dispozicion një video, në të cilën është regjistruar imazhi i bashkëpunëtorit të katërt. Ishte ora 5:30 e mëngjesit dhe kamera ka kapur një nga autorët jashtë shtëpisë. Ky material do tu vijë në ndihmë autoriteteve policore për zbardhjen e ngjarjes. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.