Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Turqia e shqetësuar nga marrëveshja Greqi-Emiratet e Bashkuara Arabe

08/12/2020
Turqia e shqetësuar nga marrëveshja Greqi-Emiratet e Bashkuara Arabe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Turqia ka shprehur shqetësimin për aleancën e re mes Greqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke paralajmëruar se kërcënon të ndryshojë balancën e fuqive në rajon. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, Turqia dhe Greqia janë përfshirë në një mosmarrëveshje të ashpër për ujërat territoriale.

Avionët turq interceptuan një avion luftarak grek mbi ujërat e kontestuara të Detit Mesdhe, ku besohet të ketë rezerva të mëdha energjetike.

Forcat ajrore të të dyja vendeve përdorin të njëjtët lloje avionësh, duke projektuar kështu imazhin e balancës së fuqisë. Por, rishtazi Greqia nënshkroi një marrëveshje mbrojtjeje me Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar alarm në Ankara.

“Kur të bashkohen në Detin Mesdhe, në Detin Egje, ky do të jetë një ndryshim i balancës së pushtetit. Në cilin sektor? Në atë të fuqisë ajrore. Përse? Bashkimi i forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Greqisë për të blerë së bashku avionët F-35 është kundër interesave të Turqisë“, thotë Mesut Casin, i Universitetit Yeditepe, njëkohësisht edhe këshilltar i presidentit turk.

Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të blejnë nga Shtetet e Bashkuara rreth 100 nga këta avionë që janë ndër më të avancuarit, ndërkohë që edhe Greqia kërkon të blejë të njëjtin lloj avioni. Por, Ankarasë i është ndaluar blerja e këtij avioni, për shkak se bleu një sistem raketash ruse, për të cilat Uashingtoni thotë se kompromentojnë teknologjinë e avionëve F-35 për të penguar diktimin e tyre nga radarët.

Athina po e shton presionin mbi Ankaranë, me anijet greke që iu bashkuan forcave egjiptiane dhe emirate në manovra detare pranë Turqisë. Analistët e shohin këtë si një shenjë e izolimit në rritje të Ankarasë në rajon.

“Ka një bllok vendesh me antipati në rritje për Turqinë. Dhe Turqia nuk mund të vazhdojë më kështu. Izraeli, Egjipti, sauditët, Emiratet e Bashkuara Arabe… janë shumë. Nuk është ajo që dëshironte Turqia të arrinte. Turqia synonte të bëhej një udhëheqëse rajonale. Tashmë Katari është i vetmi vend që mbështet Turqinë“, thotë Huseyin Bagci, i cili jep mësim për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme.

Në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, Athina do të lobojë për sanksione ndaj Ankarasë, për shkeljen e ujërave territoriale nga Turqia.

Si një tregues i stadit të marrëdhënies mes Turqisë dhe BE-së, zyrat e Bashkimit Evropian në Stamboll janë shndërruar tani në restorant.

“Synojnë t’ia fillojnë me sanksione graduale, por nuk do të jetë në interesin e Bashkimit Evropian, apo të Turqisë. Dialogu është thelbësor dhe futja e sanksioneve nuk do të ndryshojë politikën kombëtare të Turqisë për Mesdheun lindor“, thotë Mithat Rende, ambasador turk në pension.

Përpara samitit të BE-së, Ankaraja tërhoqi anijet e saj kërkimore për burime energjetike që po vepronin në ujërat e kontestuara të Mesdheut dhe po bën thirrje për dialog.

Me kufizimet e reja për COVID-in dhe masat izoluese, Turqia është më e ekspozuar se kurrë ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian. /VOA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.