Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndërsa COVID-19 përhapet, njerëzit po lodhen

19/11/2020
Ndërsa COVID-19 përhapet, njerëzit po lodhen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ky vit po shkon drejt fundit me një pandemi që preku më shumë se 47 milionë njerëz dhe u mori jetën më shumë se 1 milion të tjerëve, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Njerëzit po vuajnë nga ajo që po quhet si “lodhja pandemike”.

Kudo në botë, njerëzit janë të lodhur nga pandemia. Të lodhur nga mbajtja e maskave, të lodhur nga distancimi fizik.

Edhe punonjësit shëndetësorë janë lodhur.

“Jemi shumë të shqetësuar për shëndetin mendor të infermierëve”, thotë Howard Catton, nga Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve .

Infermierët dhe punonjës të tjerë shëndetësorë ballafaqohen me vdekjen kur të tjerët nuk munden.

“Është vështirë të shohësh dikë që të vdes para syve”, thotë Nancy Robert, terapiste e frymëmarrjes.

Punonjësit e shëndetësisë punojnë me orar të zgjatur që nga fillimi i pandemisë, kur njerëzit vlerësonin heroizmin e tyre.

Tani shpërtheu një valë tjetër.

Ndërsa pandemia vazhdon, njerëzit me vështirësi po ruajnë shprehitë e sigurisë.

Kjo sepse me kalimin e kohës, ndërsa mësohemi me rrezikun dhe niveli i stresit ulet, natyrshëm bie kujdesi. Por duhet të kujtojmë se ndërsa ne ulim masat e sigurisë, COVID-19 nuk pushon, por vazhdon infektimin e njerëzve…në dyqane e protesta. Virusit nuk i intereson kauza ose bindjet politike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon nga udhëheqësit botërorë të kuptojnë vështirësitë me të cilat njerëzit po përballen.

Dr. Ngozi Ezika është mjeke e njohur në shtetin Illinoi.

“E kuptoj veljen e të gjithëve nga pandemia. Njerëzit janë lodhur duke mos takuar familjarët e tyre. Ka ndryshuar mënyra si punojmë dhe si argëtohemi. Realiteti i ashpër është se sakrificat që bëjmë dhe që vazhdojmë t’i bëjmë nuk kanë një datë të skadimit”, thotë Dr. Ngozi Ezika.

Edhe kur një vaksinë është afër miratimit, ekspertët thonë se mënyra e vetme për të luftuar lodhjen është qëndrueshmëria.

“Unë e quaj gatishmëri, për të bërë gjëra të pakëndshme për gjërat që i vlerësojmë. Kështu mbrojmë veten dhe ata që i duam”, thotë Scott Bea.

Ekspertët sugjerojnë që larjen e duarve ta bëjmë shprehi.

Njerëzit mund të shmangin rrezikun edhe duke bërë gjëra që i bëjnë të ndjehen mirë.

“Gjetja e një maske të re, diçka që të gëzon, si një aktivitet që ruan distancën fizike. Gjetja e një aktiviteti të ri është gjallërim i trurit dhe një mënyrë e tejkalimi të plogështisë“, thotë psikologu Scott Bea.

Ekspertët thonë se nëse njerëzve u kërkohet të jenë pjesë e zgjidhjes, bashkëpunimi do të rritet. Kjo mënyrë pati sukses me pandemi tjera, thonë ata, prandaj mund të funksionojë duke i dhënë fund pandemisë.

VOA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.