Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Diabetikët më të rrezikuar për simptoma të rënda të COVID-it

17/11/2020
Diabetikët më të rrezikuar për simptoma të rënda të COVID-it
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë që studiojnë diabetin thotë se pandemia COVID-19 ka nxjerrë në pah se sa më të rrezikuar janë njerëzit me këtë sëmundje ndaj virusit. Në një raport të këtij grupi të publikuar me rastin e ditës botërore për diabetin (14 nëntor), thuhet se diabetikët kanë dy herë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të rënda, ose vdekje nga COVID-19.

Dietat në mbarë botën mund të ndryshojnë, por në një numër vendesh në rritje mbipesha, keq-ushqyerja dhe ndryshimi i stilit të jetesës po çojnë në rritjen e numrit të njerëzve me diabet.

Sipas një studimi të ri, pjesa dërrmuese janë me diabet të tipit 2, i cili rezulton nga përdorimi joefikas i insulinës në trup.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ky lloj diabeti është kryesisht rezultat i mbipeshës dhe pasivitetit fizik.

Sipas studimit 463 milionë njerëz në botë kanë diabet. Tetëdhjetë përqind e tyre janë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Studimi thotë se vitin e kaluar 4.2 milionë njerëz vdiqën si rezultat i gjendjes dhe komplikimeve që vijnë nga sëmundja.

Tani shkencëtarët thonë se ekziston një lidhje e qartë midis sëmundjes dhe COVID-19.

Autorja e studimit, Juliana Chan thotë se rritja e rrezikut të COVID-19 për diabetikët është e qartë.

“Nëse marrim si shembull Britaninë, pesë për qind e njerëzve kanë diabet. Por mes atyre që vdesin nga COVID, një e treta janë diabetikë. Pra niveli i komplikacioneve është i lidhur ngushtë me sëmundjen” thotë Juliana Chan, drejtore e Institutit të Hong Kongut për Diabetin dhe Mbipeshën.

Bashkautori i studimit është profesori Rury Holman nga Universiti i Oksfordit.

“Një nga zbulimet kryesore të studimit ishte se mes faktorëve të tjerë të rrezikut për COVID-in është niveli i lartë i glukozës në gjak, që gjithashtu e përkeqëson situatën. Nëse do të përmirësonim nivelet e glukozës, mund të zvogëlojmë rrezikun për njerëzit me diabet që preken nga COVID-i”.

Studiuesit Chan dhe Holman janë mes 44 specialistëve të diabetit që kanë krijuar udhëzues për kujdesin ndaj sëmundjes.

“Ka kaq shumë prova që tregojnë se nëse mund të zvogëlojmë faktorët e rrezikut tek këta individë, duke ulur presionin e gjakut, glukozën, kolesterolin, përdorimin e ilaçeve thelbësore dhe gjithashtu duke siguruar që kemi sistemin e duhur për të edukuar këta individë dhe për të siguruar që ata kanë kujdes të vazhdueshëm, komplikimet shkatërruese të diabetit siç janë sëmundja e zemrës, goditja në tru, dështimi i veshkave dhe në një farë mase kanceri mund të ulen me më shumë se 20 deri në 60 për qind, “thotë zonja Chan.

Sipas studimit ndërsa vendet ulin nivelin e varfërisë, zakonet e të ngrënit dhe mënyra e jetesës mund të ndryshojnë duke rritur kështu rrezikun e diabetit.

Por vendet në zhvillim shpesh nuk kanë shërbime shëndetësore për të adresuar këto rreziqe.

Raportet e fundit kanë treguar se grupet e pakicave etnike dhe ato me ngjyrë kanë më shumë të ngjarë të preken nga COVID-19 sepse diabeti është një komplikacion shëndetësor ekzistues.

“Qartësisht, është një problem biologjik. Këta njerëz kanë një difekt biologjik pasi nuk mund të përballojnë glukozën me efektshmëri, dhe kjo prirje shfaqet qartë në zonat më të urbanizuara”, thotë zonja Chan.

Raporti thotë se udhëzimet e identifikuara nga specialistët janë të efektshme për të përballuar koston nëse merren parasysh triliona dollarët e shpenzuar për komplikacionet që vijnë nga diabeti.

VOA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.