Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LAJMI I FUNDIT/ Rritet numri i te sheruarve ne 24 ore, 2 viktima ne dy spitalet

27/09/2020
LAJMI I FUNDIT/ Rritet numri i te sheruarve ne 24 ore, 2 viktima ne dy spitalet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin Covid 2 persona, si dhe janë regjistruar 106 raste të reja pozitive nga 832 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe sigurohuni të mbani maskën në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk arrini të ruani distancën.

Informimin mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit, e nisim me një lajm të mirë ku 137 qytetarë rezultojnë të shëruar, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:
31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju lutemi mos neglizhoni shenjat e COVID-19, në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (27 Shtator 2020) / Testime totale: 85.554; Raste pozitive: 13259; Raste të shëruara: 7534; Raste Aktive: 5348. Humbje jete 377  (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë: 2637; Durrës: 587; Shkodër: 386; Elbasan: 309; Lezhë: 298; Fier: 250; Korçë: 240; Vlorë: 200; Kukës:154; Berat: 108; Dibër: 104; Gjirokastër: 75

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/804323490399781/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.