Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DENONCIMI/ Vetëm të shkoj të mbytem në lumë me djalin

26/09/2020
DENONCIMI/ Vetëm të shkoj të mbytem në lumë me djalin
Share on FacebookShare on Whatsapp

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/453361962269421

“Pallati është deklaruar i pabanueshëm, por ekspertët nuk kanë ardhur për përfundimtaren.“ Banorët e lagjes Besëlidhja Lezhë pa asnjë informacion për fatin e shtëpive të tyre. Drane Fane: Kërkoj që të tregohet e vërteta. Kur do rregullohet, kur do shembet dhe si do bëhet. Një shtëpi e ndërrova, shtëpinë e dytë e kam këtu, të shkoj në shtëpi të tretë vetëm të shkoj të mbytem në lumë me djalin.

Tërmeti i 26 nëntorit la me mijëra objekte të pabanueshme në qytetin e Lezhës. Një ndër to ishte dhe banesa e qytetares Drane Fane. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku, u njoh me problematikat dhe shqetësimet e zonjës Fane, e cila deri para pak javësh banonte në shtëpinë e dëmtuar.
Pallati ku ajo banonte u kategorizua si e pabanueshme nga inxhinierët pak ditë pas tërmetit, mirëpo që prej asaj kohe, asnjë informacion nuk ka ardhur nga autoritet shtetërore lidhur me fatin e këtyre objekteve. Për shkak të frikës nga paqëndrueshmëria e strukturës së pallatit të vjetër, familja e zonjës Fane është strehuar në një banesë tjetër, afër asaj të mëparshme.
Zonja Drane i apelon shtetit që të zgjidhë sa më parë çështjen e shtëpisë, ndërkohë që barra financiare e qerasë së apartamentit ku ajo banon aktualisht, bëhet akoma dhe më e papërballueshme me kalimin e kohës.
Drane Fane: Unë jam Drane Fane. Jetoj në lagjen Besëlidhja. Në lagjen Besëlidhja me datë 26 ra tërmeti, na i plasariti shtëpitë, na i nxori me kryq, të pabanueshme. Si përfundim, nuk na tha njeri që dilni, as se mos dilni, as nuk erdhën ta verifikonin përfundimisht. Me fjalë me verifikim të përgjithshëm. Vajta në janar tek bashkia. Më doli njëra më tha përderisa bashkia ta ka dhënë bonusin e qerasë, gjej shtëpi.

Alfrida Marku: Pallati është deklaruar i pabanueshëm tek ju?

Drane Fane: Pallati është deklaruar i pabanueshëm, por ekspertët nuk kanë ardhur për përfundimtaren. Nuk na thanë që dilni sot ose….  Të thashë pra me 10 qershor më tha vajza ime mami e ka nxjerrë filanja në Facebook që do të shembet pallati edhe erdha gjeta një shtëpi këtu mbas kësaj shtëpisë së pare, këtu në katin e dytë. Edhe ky është i pabanueshëm me thënë të drejtën, por duke qenë një fije më i mirë se pallati jonë ku isha, po jetoj prej 5 javësh. Kërkoj që të tregohet e vërteta si i thonë asaj. Kur do rregullohet, kur do shembet, si do bëhet, qysh e tek. Një shtëpi e ndërrova, shtëpinë e dytë e kam këtu, të shkoj në shtëpi të tretë vetem të shkoj të mbytem ne lumë me djalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.