Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

18/08/2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia ka arrestuar 11 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë në kuadër të hetimeve për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin “Paradise”.

Në pranga ka rënë autori i dyshuar i vrasjes, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, banues në Helshan të Hasit. Ai u kap në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga Ezgi Perlak, 31 vjeçe, ndërsa në automjet ndodhej edhe Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç. Të dy janë shtetas turq dhe, sipas Policisë, e kishin fshehur Vatën për ta transportuar drejt Tiranës.

Në kuadër të hetimeve janë arrestuar gjithashtu Serxhi Selimi, 24 vjeç, Ervis Bunci, 24 vjeç, Ildi Cekani, 21 vjeç, dhe Murat Zhabina, 27 vjeç. Sipas Policisë, këta persona, të cilët punonin si kamarierë në lokal, dyshohet se kanë goditur më herët me grushte 20-vjeçarin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Për veprën penale të moskallëzimit të krimit janë arrestuar edhe Miosid Matushaj, 24 vjeç, Luçiano Seferi, 44 vjeç, Romeo Shehu, 35 vjeç dhe Kristi Koshi, 29 vjeç. Sipas hetimeve, ata ndodheshin në lokal në rolin e punonjësve të sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes, ndërsa pas saj nuk kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Miosid Matushaj është punonjës i Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër. Romeo Shehu është punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Luciano Seferi punonjës i burgut të Fierit.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim David Heurtevent, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Bekim Bulica, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas Policisë, David Heurtevent dyshohet se ka goditur me grushte 20-vjeçarin në momentin kur Sokrat Vata e ka qëlluar me thikë. Të dy dyshohen për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15, kur gjatë një konflikti mes disa personave, në ambientet e “Principote” dhe më pas në plazhin “Paradise”, Sokrat Vata dyshohet se ka goditur disa herë me thikë turistin portugez, i cili humbi jetën.

Në total, në Komisariatin e Policisë Sarandë janë shoqëruar 41 persona për t’u marrë në pyetje. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, për të dokumentuar rolin e të gjithë personave të përfshirë.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Sarandës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë.a.b

Po ndodh

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

SPAK zbulon fakte te reja penale për Belinda Ballukun, vila tjetër në Palasë

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.