Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Thirrjet “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun” kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme marshimin e protestuesve në rrugët e Tiranës, në ditën e 80-të të protestës kundër qeverisë.

Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, formimin e një qeverie teknike dhe largimin e klasës së vjetër politike.

Gjatë marshimit janë dëgjuar edhe thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi” dhe “Rama në burg, Berisha në burg, Belinda në burg”.

Pjesë e protestës kanë qenë edhe shqiptarë nga Diaspora. Më 14, 15 dhe 16 gusht, pjesëmarrja e tyre ishte e dukshme në tubimet kundër qeverisë, ku u kërkua largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike.

Në protestën e 80-të, eksperti i IT-së Gent Progni u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar atë si një “rizgjim kombëtar”.

“Të kërkosh institucione që të shërbejnë, drejtësi që të mos vonojë, polici që të mbrojë, arsim ku fiton ai që meriton, punë ku nuk të kërkohet bindje politike dhe një shtet ku ligji nuk ndryshon sipas emrit që ke. Këto nuk janë kërkesa luksi”, u shpreh Progni.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë indiferentë ndaj zhvillimeve politike.

“Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për qytetarë që nuk shiten, që kërkojnë llogari, që nuk tremben nga pushteti dhe nuk verbohen nga partitë. Sot thirrja ime është për atë që më dëgjon e shikon: ti je ndryshimi”, deklaroi ai.

Në protestë pati edhe akuza të drejtpërdrejta ndaj deputetëve të Kuvendit, të cilët një qytetar i kritikoi për mungesë reagimi ndaj kryeministrit.

Ai kërkoi largimin e Ramës nga detyra, duke deklaruar se, sipas tij, edhe akuzat për vjedhje, edhe paaftësia do të ishin arsye për dorëheqjen e tij.

“Ik se je hajdut, ose je i paaftë, sepse të gënjejnë të tjerët. Në të dy rastet duhet të ikësh”, u shpreh protestuesi.

Në përfundim, ai deklaroi se do të vijojë qëndrimin në shesh deri në dorëheqjen e kryeministrit dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.a.b

Po ndodh

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

09/09/2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

09/09/2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.