Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kishin ‘shpikur ilaçin’ kundër COVID-19, por arrestohen nga policia

14/07/2020
Share on FacebookShare on Whatsapp

Janë arrestuar dy persona ne Lezhe gjate ditës së stome.

“Prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19, vihen në pranga nga Policia dy shtetas”, thuhet ne informacion e forcave blu.

“Bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kuruesi i rremë”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: F., 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras”.

Ja njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kuruesi i rremë”.

Operacioni nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Lezhë, në bashkëpunim  të ngushtë me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Lezhë.

Prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19, vihen në pranga nga Policia dy shtetas.

Sekuestrohet baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kishin marrë njoftim se një shtetas që pretendonte se ishte mjek kishte arritur të prodhonte një ilaç që shërbente për t’u shëruar nga COVID-19.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u regjistrua procedimi penal në pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Mashtrimi” dhe pas dy muaj hetimesh u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit që kryente këtë veprimtari kriminale të rrezikshme në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kuruesi i rremë”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. F., 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi F. F., nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal, nipi i shtetasit F. F, i cili po i shiste ilaçin një klienti.

Po në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i shtetasit F. F. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Shtetasi F. F., pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte shtetasit H. F., i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

Në banesën e shtetasit F. F. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provës materiale dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.