Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si u kthye në jetë Shkelzeni në një spital të Zyrihut

13/07/2020
Si u kthye në jetë Shkelzeni në një spital të Zyrihut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari me banim në Zvicër, Enver Robelli ka përshkruar sot rastin e një shqiptari të sëmurë me covid në këtë vend i cili qëndroi 14 ditë në gjendje kome dhe I rikthye në jetë falë kujdesit shëndetësor në spitalet zviceriane.

Një gazetë zviceriane e ka përshkuar rastin duke konsideruar se asgjë nuk është sajesë por e vërtetë në këtë histori pandemie.

Virusi nuk është rrenë!

Të dielën gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag» ka botuar një tekst për Shkëlzenin. Ai është një kosovar. Punon në aeroportin e Zürichut. Është infektuar me virusin Covid-19. Ky 47-vjeçar i ka humbur 27 kilogramë gjatë ballafaqimit me sëmundjen. Ka qëndruar 6 javë në spital. Pastaj i ka kaluar tri javë në një qendër rehabilituese. Dhe ende nuk e ka marrë veten. 14 ditë Shkëlzeni ka qenë në respirator, i cili ia ka mbushur mushkëritë me ajër. Ka qëndruar në komë artificiale, 14 ditë. Skena kur familja përmes telefonit përpiqet ta zgjojë nga koma – është tronditëse dhe vështirë e durueshme edhe për ta lexuar. Dialogu me familjen. Tmerri dhe shpresa se njeriu buzë vdekjes po i kthehet jetës… Një tekst për të gjithë ata që mendojnë se Covid-19 është hajgare. «Sa të jem gjallë u jam mirënjohës mjekëve. Nuk besoj se do të kisha mbijetuar në një vend tjetër», thotë Shkëlzeni. Në Zvicër një trajtim i tillë është i mundur. Por as këtu nuk ka garanci për shpëtim. Sidomos për të moshuarit. Shkëlzeni është 47-vjeçar dhe për pak vdiq… Për të gjithë njerëzit në viset shqiptare: ndryshojeni komplet stilin e deritanishëm të jetës. Kthejuni natyrës dhe sa të jetë e mundur edhe vetmisë. Mbajeni distancën. Nuk bëhet hataja nëse nuk pini kafe në kafeterinë ku keni kaluar jetën. Mund të blini aty kafen dhe ta pini në shtëpi, për shembull. Shokët e shoqet mund t’i doni e respektoni edhe nëse mbani distancë dy metra ose pesë. Mbroni të moshuarit. Virusi godet mushkëritë. Ambicia e virusit është të shkatërrojë mushkëritë kur të futet në organizëm. Mjekia zvicerane që e kishte kontrolluar në fillim Shkëlzenin, i kishte thënë: rri 10 ditë në shtëpi. Kur Shkëlzeni doli nga spitali, asaj i rrodhën lotët. Ajo as nuk deshi të flasë me gazetën. Ajo thjeshtë ishte e tronditur që e kishte këshilluar pacientin të rri në shtëpi 10 ditë dhe nuk e kishte dërguar në spital menjëherë. Ajo është arsyetuar se nuk ka pasur njohuri të duhur për sëmundjen. Shkenca nuk ka ende përgjigje definitive për virusin. Andaj nuk mund të priten vendime vizionare nga mjekët. Ndihmoni mjekët që ata pastaj t’ju ndihmojnë juve. – Ata që dinë gjermanisht, patjetër ta lexojnë këtë shkrim. Shkrimin për kthimin e Shkëlzenit në jetë.

/DRONI.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

14/08/2026
VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

Zjarri në Parkun e Lurës, procedohen penalisht 3 punonjës për shpërdorim detyre

14/08/2026
VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.