Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD kërkon anulimin e hapjes së universiteteve dhe zgjedhjeve universitare

01/05/2020
“Paralajmërimi i Edi Ramës për 30 qershorin”, PD: Do i zhbëjmë zgjedhjet në Akademi
Share on FacebookShare on Whatsapp

A do të mbajë përgjegjësi dyshja Rama-Shahini sipas Kodit të ri Penal nëse një student apo pedagog infektohet?! Kjo është pyetja që shtroi sot nënkryetari i PD. Edmond Spaho ndërsa deklaroi se rifillimi i mësimit në universitete është akt kriminal që rrezikon jetën e studentëve dhe pedagogëve. PD kërkon të anulohet edhe vendimi për zgjedhje në universitete.

Deklaratë e n/kryetarit të PD, Edmond Spaho:

Fermani i Edi Rames, qe u shpall me gojen e Besa Shahinit, per fillimin e mesimit ne auditoret e Universitetit, eshte ne rastin me te mire i papergjegjeshem dhe ne rastin me te rende, kriminal dhe me pasoja serioze per shendetin e studenteve dhe pedagogeve.

Ai eshte tregues i qarte i menyres se si kjo qeveri po menaxhon kete krize kaq te madhe qe ka perfshire tere globin. Edi Rama nuk ka strategji per daljen nga kriza, ashtu sikurse nuk kishte ne fillimet dhe vazhdimin e saj.

Ai me kokefortesi vepron sipas tekave te tij prej diktatori, pa konsultuar personelin akademik, drejtuesit e Universiteteve dhe studentet.

Hapja e Universiteteve pa marre mendimin e pedagogeve dhe administratoreve te tyre, mbi mundesite qe ata kane per te garantuar distancimin social, mjetet mbrojtese dhe disinfektimin teresor te ambienteve dhe paisjeve, tregon sa te papergjegjshem jane klika qe na drejtion sot dhe sa pak e vene ne pune mendjen dhe sa pak i vret ndergjegja per shendetin e qytetareve dhe rreziqet qe atyre ju kanosen ne javet e muajt e ardheshem.

A do te mbajne pergjegjesi Edi Rama dhe Besa Shahini, ne perputhje me kodin e ri penal qe sapo miratuan, nese edhe nje student apo pedagog i vetem infektohet nga koronavirusi?

Asnje Universitet ne Europe nuk ka deklaruar rithirrjen e studenteve ne auditore. Te gjithe po kalojne ne dhenjen e provimeve online per vitin shkollor ne vazhdim.

Ministria e Arsimit e Shqiperise ne kundershtim me strategjine qe ka ndjekur deri me sot, duke mos garantuar asnje mase per mbrojtjen e pedagogeve dhe studenteve, duke mos ofruar asnje ndihme ndaj Universiteteve, me papergjegjshmeri vendos rihapjen e tyre.

E njejti veprim i papergjegjshem dhe kriminal qe po ndiqet me Universitetet u ndoq me fasonet duke ju lene atyre pergjegjesine e perhapjes se mundeshme te epidemise ne ambientet e punes, si dhe shkurtimet e punonjesve nga puna.

Por jo cdo gje behet nga padija, injoranca dhe kokefortesia. Kembengulja per te zhvilluar zgjedhjet per drejtuesit e te gjitha niveleve ne Universitete, tregon qellimin e vertete te kesaj qeverie te paturp.

Pasi vodhen zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi vodhen zgjedhjet ne Akademine e Shkencave, tani Edi me Besen, duan te vjedhin zgjedhjet ne te gjithe Universitetet e vendit, me metodan e ujkut ne mjegull, per te emeruar kudo sahanlepiresit e tyre.

I bejme thirrje Edi Rames dhe Basa Shahinit te anullojne vendimin per hapjen e Universiteteve dhe te konsultohen sa me pare me trupen pedagogjike, drejtuesit e universiteteve dhe studentet, per menyren dhe afatet se si do mbyllet ky vit shkollor.

Paralelisht me kete, te anullohet procesi i zgjedhjeve ne Universitete, si nje veprim i papergjegjshem dhe flagrat i shtrirjes se pushtetit monist edhe ne Universitete dhe ti zhvilloje zgjedhjet vetem kur vendi dhe sistemi arsimor te kete hyre ne normalitet.

 

Tags: edmond spaho koronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

26/06/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

TIRANË/ Të shtëna me armë zjarri në Babrru

26/06/2026
Votimi për kryetarin e PD, te gjitha adresat e qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë

PD mbledh më 1 korrik Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

26/06/2026
Shqipëria drejt mbylljes së Tik Tok dhe Snapchat, deklarata e Kryeministrit Rama

Afro 200 milionë euro borxhi i Shqipërisë për gjobat e arbitrazheve

26/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

26/06/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

TIRANË/ Të shtëna me armë zjarri në Babrru

26/06/2026
Votimi për kryetarin e PD, te gjitha adresat e qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë

PD mbledh më 1 korrik Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

26/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.