Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklarata me kontraverse per koronavirusin, Zyrtari lartë britanik: Duhet të infektohen 60%

13/03/2020
Mjeku japonez: Si mund ta zbulosh vete nese je infektuar me Covid 19 dhe nje keshille te dobishme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Antonello Guerrera, Repubblica

’60 përqind e britanikëve duhet të preken nga koronavirusi për të zhvilluar imunitetin e masës’. Këto komente në Sky Neës nga Sir Patrick Vallance, një nga dy autoritetet më të rëndësishme mjekësore në qeverinë e Boris Johnson kanë shkaktuar shumë debat. Kjo pasi sugjerojnë një bast të madh nga ekzekutivi britanik, duke marrë parasysh që sot vdekshmëria e Covid-19 në botë është mes 1 dhe 6 përqind.

 

“Po, koronavirusi është një sëmundje e keqe, por në shumicën e rasteve kalon vetëm me simptoma të buta,” tha Vallance. “Virusi do të jetë sezonal dhe do të kthehet dimrin tjetër. Kjo është arsyeja se përse është e rëndësishme që të zhvillohet imuniteti i turmës, që të mbahet nën kontroll afatgjatë virusi”.

Kujdes: Vallance flet për imunitetin e masës të fituar përmes infektimit me koronavirus, jo përmes vaksinimeve masive, siç ndodh zakonisht. Gjithashtu sepse një vaksinë për Covid-19 nuk ekziston akoma dhe mund të arrihet vetëm brenda një viti. “Me 60 përqind të popullatës së infektuar nga virusi do të kishim imunitetin e grupit,” tha Vallance.

 

Fjalë kontroverse. Për disa, teoria e Vallance përfaqëson një rrezik të madh që mund të rezultojë në vdekjen e të paktën qindra mijëra britanikëve me qëllim zhvillimin e imunitetin brutal të masës dhe për të ndalur infeksionin. Britanikët janë 67 milionë, 60 përqind i bie rreth 40 milionë. Edhe me përllogaritjen e një vdekshmërie prej 1 përqind, sërish bëhet fjalë për të paktën 400 mijë të vdekur në skenarin më të mirë. Për të mos përmendur se kujdesi shëndetësor britanik mund të shembet shpejt me një ortek pacientësh në reanimacion. Për më tepër, nuk ka siguri se kjo metodë do të funksionojë: Covid-19 duket një virus që pëson mutacion dhe deri më tani nuk është provuar përtej një dyshimi të arsyeshëm se fitohet imunitet i qëndrueshëm pasi prekesh nga virusi dhe ai zhduket pasi shërohesh.

Por duket se kjo është qasja e qeverisë britanike ndaj koronavirusit. Dhe dje, kryeministri Johnson tha në një konferencë për shtyp në Londër: “Kjo është kriza më e vështirë shëndetësore në një gjeneratë, shumë nga njerëzit tanë të dashur do vdesin”.

Një strategji shumë e ndryshme nga ajo e Italisë, e cila ka mbyllur të gjithë vendin, gjithashtu edhe për shkak se numri i rasteve përtej Kanalit është relativisht i ulët: ‘vetëm’ 590 pozitivë dhe dhjetë vdekje me mbi 29 mijë tamponë.

Në fakt, Vallance pranoi se numri real i të prekurve në Britani- ata që i kanë shpëtuar testimit deri më tani- mund të arrijë në 5 deri 10 mijë të infektuar. Por Britania e Madhe mbetet i vetmi vend europian i prekur nga koronavirusi që ka refuzuar deri më tani të marrë masa drakonike për kufizimin. Dje Johnson imponoi një javë izolim për çdo qytetar që ka kollë ose temperaturë, duke përsëritur këshillën e përditshme: “Lani duart shpesh për 20 sekonda me ujë të nxehtë teksa këndoni dy herë: Gëzuar ditëlindjen”. Por shkollat, baret, restorantet, pabet, eventet sportive dhe sociale, udhëtimet mbeten të hapura. Në Londër dhe pjesën tjetër të vendit, kërcënimi për koronavirusin nuk duket shumë real, pak njerëz mbajnë maska kurse jeta sociale vazhdon në mënyrë frenetike. Cila qasje, e ashpër apo e butë, do jetë e drejtë në planin afatgjatë? Askush nuk e di.

 

Tags: koronavirusi britani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ministri Hoxha ndërhyn në debat për konsullatën serbe në Shkodër dhe konsullatën shqiptare në Luginën e Preshevës

30/07/2026
VIDEO/ Tirana e parë nga lart, pamjet e kryeqytetit nga droni

Bashkitë që do zhduken nga harta administrative, projekti i PS

30/07/2026
Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

30/07/2026
Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ministri Hoxha ndërhyn në debat për konsullatën serbe në Shkodër dhe konsullatën shqiptare në Luginën e Preshevës

30/07/2026
VIDEO/ Tirana e parë nga lart, pamjet e kryeqytetit nga droni

Bashkitë që do zhduken nga harta administrative, projekti i PS

30/07/2026
Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

30/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.