Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Amerika e shqetesuar per Sanders, filokuban dhe simpatizant i Kastros

28/02/2020
Perse duhet t’ua marrim pushtetin miliardereve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në debatin e fundit të Partisë Demokrate të martën në mbrëmje, senatori amerikan Bernie Sanders, kandidati kryesues për nominimin e partisë për t’u përballur me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, u vu në shënjestër për shkak të komenteve që ai bëri duke lavdëruar Kubën komuniste, nën udhëheqësin autoritar Fidel Castro.

Siç njofton Brian Padden i Zërit të Amerikës, ka shqetësime se nëse zoti Sanders fiton emërimin e partisë, pikëpamjet e tij polarizuese të politikës së jashtme së bashku me axhendën e tij të brendshme socialiste, mund të çojnë në humbje katastrofike për Partinë Demokrate.

Në një debat me shtatë kandidatë në Karolinën e Jugut në kanalin televiziv CBS News, Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, tha se ai kundërshton autoritarizmin në të gjithë botën, por mbrojti lavdërimet e tij të së kaluarës për kujdesin shëndetësor dhe arsimin në Kubë nën udhëheqësin komunist Fidel Castro, duke thënë se pikëpamjet e tij nuk janë ndryshe nga ato të ish Presidentit Barack Obama.

“Barack Obama tha se ata kanë bërë përparim të madh në arsim dhe kujdesin shëndetësor – ky ishte Barack Obama. Herë pas here, mund të jetë ide e mirë, të jemi të sinqertë për politikën e jashtme amerikane, dhe kjo përfshin faktin që Amerika ka rrëzuar qeveri në mbarë botën“, deklaroi zoti Sanders.

Ish-Nënpresidenti Joe Biden, refuzoi krahasimin e Sanders-it duke thënë se ish-shefi i tij gjithmonë theksonte kundërshtimin e fortë ndaj represionit në Kubë kur takohej me udhëheqjen e atij vendi.

“Realiteti është se ai në fakt nuk ka përqafuar kurrë një regjim autoritar dhe nuk e bën këtë as tani“, tha zoti Biden.

Komentet pozitive të Sanders-it për Kubën rikthyen në vëmendje të kaluarën e tij radikale, ndër të tjera edhe përfshirjen e tij me Partinë Socialiste të Punëtorëve në vitet 1980 që bënte thirrje për “solidaritet” me Iranin ndërsa ai vend mbante peng shtetas amerikanë, si dhe me Kubën komuniste.

E kaluara e zotit Sanders gjithashtu ngre shqetësime për pozicionet e tij të politikës së jashtme që janë shumë të diskutueshme, ashtu si propozimet e tij për kujdes shëndetësor falas dhe arsim të lartë.

“Nëse do të ishte e mundur që vendi të bëhet më i polarizuar sesa është tani, një presidencë Sanders do ta arrinte këtë gjë“, thotë David Barker, profesor i shkencave politike në Universitetin Amerikan.

Sanders do të shkurtonte shpenzimet ushtarake në një kohë kur kundërshtarët e Amerikës po zgjerojnë aftësitë e tyre.

Kritikët thonë se refuzimi i tij për pothuajse çdo përdorim të forcës amerikane dhe lënia hapur e mundësisë së zbutjes së sanksioneve për qeveritë represive në Korenë e Veriut, Iranin dhe Kubën, do të ishte e barabartë me paqtimin.

Shumë demokratë tani paralajmërojnë se nëse nominohet zoti Sanders, përkushtimi i tij socialist mund t’i kushtojë partisë jo vetëm humbjen e presidencës, por edhe do t’i ndihmojë republikanët të rimarrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit.VOA

Tags: bersni sanders

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.