Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta i ashpër me disa ambasadorë: Do jem i drejtëpërdrejtë për secilin vagabond ndërkombëtar

18/11/2019
Meta i ashpër me disa ambasadorë: Do jem i drejtëpërdrejtë për secilin vagabond ndërkombëtar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në emisionin “Open” në TCH, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpjeguar edhe videon që implikon kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

“Video korruptive? Nuk jam këtu për të komentuar zotin Tedi Blushi. Nuk do të mbetet fëmijë në planet nuk do të mbetet pa kuptuar se çfarë vjedhje ka qenë. Dvorani do të bëhet shembull.

I vetmi shembull që të tregojë se askush nuk mund të tallet me reformën në drejtësi. Dëmi është i madh. Përvetësimi është i madh. Këta ambasadorët dhe ai janë përgjegjës”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe qëndrimin e tij ndaj ambasadorëve që vijnë në Shqipëri. Teksa i quajti “lecka të kryeministrit Edi Rama” disa prej ambasadorëve, Meta kujtoi edhe Donald Lu-në.

“Ai më kërkonte falje gjithmonë. Më thoshte më fal se dija, më gënjeu Partia Socialiste,”, tha Meta në emisionin “Open” në TCH.

Presidenti kujtoi edhe debatet për reformën në drejtësi kur ai ishte kryetar i Kuvendit. Meta tha se kur ishte arritur konsensusi pritej që të mblidhej Komisioni i Reformës në Drejtësi që ta zyrtarizonte, por ai po vonohej.

“Mora në telefon Fatmir Xhafajn i cili mezi ma hapi dhe i kërkova sqarim se çfarë po ndodhte. Më tha: “Fol me rrugën e Elbasanit”. Kjo ishte e papranueshme për mua. Atëherë i thirra ambasadorët e BE dhe SHBA dhe i kërkova që të vinin në zyrë Lul Basha që ishte në bashki dhe Edi Rama kryeministër.

Nga të gjithë vetëm Rama nuk erdhi. I thashë Bashës se çfarë kërkonte. Më tha vetëm atë nenin që ia kishte njohur Komisioni Venecias. Unë kërkova që meqë ia kishte dhënë Venecia ajo të rregullohej.

Atëherë i thashë Donald Lu që të bënte një deklaratë që “Rama po vonon reformën në drejtësi”. Ai u zu ngushtë dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi dhe të gjithë e votuan reformën”, kujtoi Meta.

“Rama i mbështetur nga ndërkombëtarët? Po të kishte mbështetje ndërkombatre do të çeleshin negociatat. Dekretin tim e ka mbështetur Kushtetuta dhe nuk kam nevojë që të më mbështesë asnjë ambasadë.

Rama dhe ambasadorët janë përgjegjës për dështimin e reformës në drejtësi. Janë shpenzuar nja 200 milionë euro dhe tani që kanë dështuar ata thonë që kjo është sukses, por e bllokon, Meta, e bllokon ky, e bllokon ai. Janë bashkëpërgjegjës. Ata rinë bashkë, po t’ua shikosh telefonat, rrinë të gjithë bashkë.

Nuk kam forcë korruptuese ndaj ambasadorëve dhe sepse jam President i Republikës. Tani do të jem i drejtpërdrejtë se shumë i kemi përkëdhelur. Unë do të tregohem i drejtpërdrejtë për secilin vagabond ndërkombëtar.

Një njeri që vjen te zyra e Presidentit të Republikës dhe bën sikur nuk di megjithëse i di të gjitha se ka ndenjur me Ramën. Nuk mund ta shantazhojë njeri presidentin e Republikës. Ta harrojnë këtë!”, tha Meta në emisionin “Open” në TCH.

Tags: meta dhe ambasadoret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.