Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përdorte aplikacionin e ish agjentit të CIA-s për të shpërndarë drogën, pranga shqiptarit

14/05/2019
Përdorte aplikacionin e ish agjentit të CIA-s për të shpërndarë drogën, pranga shqiptarit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një shqiptar 32 vjeçar që jetonte në qendrën historike të Via della Sapienza në Itali është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, pasi dyshohet si shpërndarës kokaine në doza të vogla.

Por ajo që bën të veçantë shqiptari është se ai përdorte një aplikacion sekret që i merrte porositë me mesazhe që fshiheshin pas tre sekondash. Ajo që e zbuloi shqiptarin ishte një “emoji” ku dikush e porosiste për 5 gram kokainë.

E. T, 32 vjeç, u arrestua nga operacioni i koduar ‘Lëvizja’ dhe hetimi që çoi në arrestimin e shqiptarit filloi verën e kaluar pas ndalimit të një 38 vjeçari italian, banues në Murialdo.

Lënda narkotike shpërndahej nga aplikacioni i quajtur ‘Sinjal’

Shqiptari ishte furnizuesi i një grupi të shitësve të drogës, i cili merrte porositë me SMS në aplikacion.

Një sistem që ishte shumë praktik, i shpejtë dhe që i lejonte grupit të shpërndante rreth 50 doza kokainë në javë në zonën e Viterbos, ndërsa të ardhurat ishin mijëra euro në muaj.

Sipas policisë italiane shqiptari punonte me “profesionalizëm në të gjitha aspektet logjistike në lidhje me blerjen, transportin dhe fshehjen e kokainës, në disa raste në fshatrat e Viterbos, duke kryer lëvizje të fshehta për të shmangur kontrollin e policisë.

“Signal” është aplikacioni i famshëm sekret i Edëard Snoëden, i përdorur nga ish-agjenti i CIA-s për të zbuluar detaje të programeve të mbikëqyrjes të qeverisë amerikane që mbaheshin sekret.

Aplikacioni përdor protokollet “encryption end-to-end” për të siguruar të gjitha komunikimet ndërmjet përdoruesve, të cilët në mënyrë të pavarur mund të verifikojnë identitetin e korrespondentëve të tyre duke krahasuar “çelësat”, shkruajnë mediat italiane.

Gjatë thirrjeve, përdoruesit mund të kontrollojnë integritetin e kanalit të të dhënave duke kontrolluar nëse dy fjalë janë duke u përputhur nga dy personat në komunikim. Aplikimi gjithashtu ju lejon të dërgoni dhe të merrni mesazhe private, mesazhe grupi dhe mesazhe multimediale.

Tags: arrestohet shqiptaridroge

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.