Një kërcënim për bombë ka alarmuar mëngjesin e sotëm disa institucione në qytete të ndryshme të vendit.
Policia e Shtetit njofton se në adresat elektronike të disa institucioneve është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste. Në mesazh pretendohej se në këto institucione ishte vendosur një bombë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur verifikimet dhe kontrollet në institucionet e përfshira në kërcënim.
Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi.
Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, po punon për identifikimin e autorit dhe adresës elektronike nga e cila janë dërguar kërcënimet.a.b





