Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I arrestuari i gjashte per Rinasin, mik me biznesmene dhe politikane

28/04/2019
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mediat kosovare kanë zbuluar detaje të tjera për 50-vjeçarin Ragip Hajdini arresruar nje dite me pare per grabitjen e Rinasit.

Kështu, sipas gazetës “Exspress”, Hajdini është mik me njerëz të fuqishëm në Kosovë. Ndërkohë, po sipas së njëjtës media, Hajdini në vitin 2008 ka qenë i arrestuar në Gjermani, duke mos bërë të ditur veprën penale. “Ai është nga lagjja ‘Kapeshnicë’ e Pejës dhe njihet me emrin ‘Daja’. Hajdini është shok i ngushtë më një biznesmen të njohur në Kosovë.

Deri pak kohë më parë, biznesmeni në fjalë ka qenë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Kosovë, ndërsa sapo ndodhi grabitja në Rinas, ky i fundit ka zhdukur numrin shqiptar. Gjithashtu, i arrestuari Ragip Hajdini është shok i ngushtë i vëllait të një ministri në Kosovë.

Ndërsa, sipas mediave, ai është i përfshirë edhe në grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës. 50vjeçari nga Peja gjatë vitit 2008 ka qenë i burgosur në Gjermani”, shkruan “Express”.

Hajdini ka qenë i dyshuar për grabitjen e thesarit në Pejë, por më vonë ai është liruar nga akuzat, duke u lënë i lirë. Duke iu referuar mediave kosovare, Hajdini, pas arrestimit, është lënë i lirë, pasi nuk ka pasur prova për implikimin e tij, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë nga autoritete kosovare, por ende nuk ka asnjë të dënuar. “Një prokuror i EULEX-it, kishte kry er hetimet e para.

Ai dyshonte se Ragim Bytyqi, Ragip Hajdini, Xhemë Gashi dhe Kushtrim Kastrati janë të implikuar në vjedhjen e arit. Por, tash vetëm Ragip Bytyqi është nën hetime nga fillimi. Të tjerët janë liruar nga procedura, derisa personazhe tjerë po hetohen”, shkruan “Insajder”.

Ragip Hajdini, personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit. 50-vjeçari nga Kosova u prangos të premten, por gjatë ditëve që qëndron në izolim është pyetur disa herë nga grupi hetimor, por ai nuk ka dhënë sqarime. Mesditën e së hënës, Hajdini pritet të dalë përballë gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Hetuesit kanë dyshime se Hajdini, që njihej me pseudonimin “Daja”, ishte personi që ka siguruar makinën “Chevrolet” që më pas u modifikua në Elbasan për t’u përdorur në grabitje.

Në kërkim të Hajdinit, policia u vu pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili u tha hetuesve se pjesë e grupit kriminal ishte edhe një shtetas nga Kosova që qëndronte në shoqërinë e Admir Muratajt. Hajdini rezulton me precedent të mëparshëm penal pasi në vitin 2012 ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kilogramë ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, bashkë me 5 persona të tjerë. Një tjetër grabitje për të cilin ai dyshohet se ka marrë pjesë është dhe ajo e një argjendari në Dibër të Madhe në Korrikun e 2014-ës. Ndërkohë të arrestuar për grabitjen e rreth 6.5 milionë Eurove janë Elton Pikli, Oltjon Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Sipas deklarimeve të 34-vjeçarit Bengasi, çdo gjë ka nisur para 6 muajsh në një drekë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Tags: Rakip hajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Kushtet e Parlamentit Europian për Shqipërinë, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

22/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.