Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Idrizi “shpërthen” ndaj Presidentit grek: O plak i rrjedhur, ky është shekulli i shqiptarëve

07/03/2019
Idrizi “shpërthen” ndaj Presidentit grek: O plak i rrjedhur, ky është shekulli i shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Një plak të rrjedhur”, kështu e ka quajtur Presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.

Në një reagim pas deklaratave që Pavlopoulos bëri duke thënë se prespektiva evropiane e Shqipërisë pengohet me pretendimet e çameve, Idrizi i drejtohet Presidentit, duke thënë se “ky është shekulli i shqiptarëve”.

Reagimi i Idrizit

Me shumë keqardhje po aspak i befasuar, ndoqa dhe sot deklatarën e pa vend dhe arrogante të këtij plaku të rrjedhur, Presidentit të Greqisë që vjen vërdallë dhe në mënyrë të përsëritur kërcënon Shqipërinë me integrimin Europian nëpërmjet Çështjes Çame .

Ky plak i rrjedhur që sillet vërdallë në mënyrë të përsëritur fyen kujtimin e mijëra Shqiptarëve të Çamërisë të masakruar në shtepitë e tyre, por dhe mijëra të tjerëve që u shpërgulën me dhunë nga Bandat e Napolon Zervës.

Ky plak i rrjedhur që na paraqitet si përfaqësuesi më i madh i qarqeve shoviniste Greke dhe Agimit të Artë që i ka në Parlamentin e Greqisë, por dhe i atyre që masakruan Partizanët Grek deri në Malin e Gramozit.

Shekulli i kaluar i goditi Shqiptarët me padrejtësitë historike të coptimit të trojeve Shqiptare në vitin e mbrapshtë 1913, që Ju paturpësisht festonit para disa ditëve nga Konica, tokë Shqiptare, e mendoni të përmbysni dhe historinë.

Te jesh i sigurt ti o plak i rrjedhur se ky është shekulli i Shqiptarëve.

Është vetëm çështje kohe të pranoni dhe Çështjen Çame, që sot po e përdor jo si plak i urtë me thinja në fushatë elektorale të Greqisë, siç pranuat pas 20 vjetësh me Marrëveshjen e Ohrit emrin e Maqedonisë së Veriut.

Por më e rëndë është heshtja që flet e autoriteteve shqiptare, Ministrit të Jashtëm, Kryeministrit, e Presidentit të Shqipërisë që nuk i japin përgjigje këtij Presidenti Shovinist që kërcënon Shqiperinë për Çështjen Çame, detyrim që u rrjedh nga Kushtetuta, Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë, e reciprociteti dhe dinjiteti Kombëtar.

Z.Pavlopulos, në Shqiptarët e Çamërisë ju vërtetojmë që grekët ishin bashkëpuntorë të gjermanëve nga Rallis, Micotaqi, Mërimaraqis, Karamanlis etj. Po Ju Grekë me gjithë Greqinë, mund të na vërtetoni që Çamet ishin bashkëpuntorë? Tërë këto 74 vite keni ngritur akuza politike dhe asnjëherë nuk keni ofruar argumente Historike.

Tags: ceshtja camegreqiashpetim idrizi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.