Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Përgjimet e Zërit të Amerikës, goditje frontale për Edi Ramën”

31/01/2019
Spartak Ngjela shtrohet në spital, i nënshtrohet një operacioni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Avokat Spartak Ngjela thotë se përgjimet e Zërit të Amerikës kanë goditur në mënyrë frontale kryeministrin Edi Rama. Në një status në Facebook, Ngjela thotë se kjo është akuzë e rëndë që po ngre politika amerikane.

Reagimi i Spartak Ngjelës

Zëri i Amerikës, për blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017; goditi në mënyrë frontale kryeministrin aktual të Shqipërisë.

Në fakt, kjo është akuzë e rëndë që po ngre politika amerikane, se Rama është ngritur kundër sistemit.
Njëlloj si Berisha në vitin 1996.

Si mund të drejtojë vendin një njeri i tillë?
Por pyetja më e drejtpërdrejtë duhet të jetë kjo: përse i duhet pushteti një personi si Rama që nuk di të bëjë asgjë, veç korrupsionit?
Si mund të qeverisë një individ si ky kur abuzon mbi pasurinë kombëtare dhe vjedh dhe vota? I tëri është antikombëtar dhe antisistem.

Kjo është një gjendje e rëndë për të ardhmen e Shqipërisë. Janë dy abuzues të mëdhenj të cilët, të akuzuar dhe në pritje të penalizimit të tyre, po duan të destabilizojnë Shqipërinë: Sali Berisha dhe Edi Rama.
Por a do ta arrijnë dot? Jo. Që të dy kanë shpresë për trazira në datën 16 shkurt. Por Zëri i Amerikës e filloi shpalosjen e hapjes së kutisë së zezë të Edi Ramës. Dhe sigurisht që do të vijojë edhe me Bashën e Berishën.
Kështu duhet të vazhdojë.

Pse e filluan me Ramën?
Sepse ai është kryetari i mazhorancës, është kryeministër dhe kohët e fundit ka emëruar në policinë e shtetit ish drejtorët e inkriminuar të Sali Berishës.
Kot e kanë.
Procesi antikorrupsion sot filloi të ecë në një fazë të re. Dhe, nëse vijon kështu, çfarë duhet të kuptohet politikisht?
Politika amerikanë kërkon të deligjitimojë zgjedhjet e vitit 2017, dhe ta çojë reformën përpara me një qeveri tekniko-profesionale të emëruar dhe të drejtuar prej saj. Kjo do të jetë rruga më e sigurt për varrosjen e korrupsionit kryeministror shqiptar të të dy krahëve të politikës aktuale.

Tags: pergjimetspartak ngjelazeri amerikes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.