Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Skandali i publikuar nga “Zëri i Amerikës” pjesë e Dosjes 339

14/01/2019
PD: Skandali i publikuar nga “Zëri i Amerikës” pjesë e Dosjes 339
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga Zëri i Amerikës, në lidhje me skandalin e emërimeve nëpër burgje. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, tha se lajmi fakton një skandal me përmasa shtetërore dhe është pjesa tjetër e Dosjes 339.

Sipas tij, kryeministri në mënyrë kriminale ndërhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar!

 

DEKLARATA E SALIANJIT:

Publikimi nga Zeri i Amerikës i një pjese tjetër të Dosjes 339, fakton një skandal të pêrmasave shtetërore, ku Kryeministri ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës publike, ku kryeministri në mënyrë kriminale ndërhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar!

Sot, një shtet serioz dhe një prokurori normale që e disponon prej muajsh këtë dosje do të kishte marrë të pandehur Edi Ramën për abuzim me detyrën dhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Sot shefja e tij e kabinetit, Vali Bizhga, deputete e Ramës, Blerina Gjylameti, Ulsi Manja dhe një sërë deputetësh dhe zyrtarësh duhet të ishin në burg!

Përgjimet ku ish-drejtori të Përgjithshëm i Burgjeve zbulon se emërimet në administratë nuk bëhen me konkurs, por dalin nga zyra e kryeministrit dhe nga telefonatat me deputetët janë pjesë e dosjes 339.

Kjo është e njëjta dosje, ku Vangjush Dako bashkëpunon me krimin e organizuar për blerjen e votave për llogari të pushtetit të Edi Ramës në zgjedhjet e vitit 2017.  

Tani nuk ka më asnjë dyshim se është Edi Rama ai që po bllokon hetimin e dosjes 339. Qëllimi i kryeministrit nuk është të mbrojë vetëm Vangjush Dakon, por të mbrojë veten e tij nga arrestimi i pashmangshëm, që do të vinte nga hetimi i pavarur i dosjes 339.   

Zbulimi i plotë i dosjes 339 është thelbësor për të provuar se Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje,  gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar. 

Me zbulimin e provave të reja nga dosja 339 prej Zërit të Amerikës është e qartë se në Shqipëri nuk funksionon shteti demokratik, sepse Edi Rama paracakton gjithçka: rezultatin e zgjedhjeve, punësimet në administratë dhe oligarkët me të cilët ndan miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Sot Shqipëria ka vetëm një zgjidhje, largimin e Edi Ramës!

Tags: arben cukoPDpergjimezeri amerikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, kamioni del nga rruga dhe përfundon në nënkalim. Dyshohen viktima

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, kamioni del nga rruga dhe përfundon në nënkalim. Dyshohen viktima

22/07/2026
Berisha: Rama ka angazhuar policinë dhe SHISH-in kundër protestës

Berisha: Rama ka angazhuar policinë dhe SHISH-in kundër protestës

22/07/2026
Borsh, mbytet varka, zvicerani gjendet gjallë, vijojnë kërkimet për gruan e tij

Peshkatari përfshihet nga stuhia, gjendet pa jetë në Ksamil

22/07/2026
Amarildo që u dënua në Britani, djali i deputetit në Tiranë

EMRI/ Vrau para 25 vitesh, arrestohet në Angli shqiptari

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, kamioni del nga rruga dhe përfundon në nënkalim. Dyshohen viktima

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, kamioni del nga rruga dhe përfundon në nënkalim. Dyshohen viktima

22/07/2026
Berisha: Rama ka angazhuar policinë dhe SHISH-in kundër protestës

Berisha: Rama ka angazhuar policinë dhe SHISH-in kundër protestës

22/07/2026
Borsh, mbytet varka, zvicerani gjendet gjallë, vijojnë kërkimet për gruan e tij

Peshkatari përfshihet nga stuhia, gjendet pa jetë në Ksamil

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.