Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Familja në Dibër u vra për pronën, shpallet në kërkim një i afërm i tyre

29/08/2018
Familja në Dibër u vra për pronën, shpallet në kërkim një i afërm i tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia maqedonase ka shpallur në kërkim një të afërm të familjes shqiptare Pocesta, si autor i dyshuar i ekzekutimit me armë zjarri të tre anëtarëve të saj, bashkëshortëve Amid  dhe Nazmije Pocesta, 55 dhe 53 vjeç dhe vajzës së tyre të vogël 14 vjeçare Anila.

Mediat italiane shkruajnë se familja Pocesta, rezidente në Friuli,  dyshohet se kishte një mosmarrëveshje mbi kufijtë e një toke në pronësi  me të shpallurin në kërkim dhe dyshimet i ka përforcuar më tepër edhe zhdukja e këtij personi menjëherë pas masakrës.

E vetmja e mbijetuar e familjes Pocesta është vajza e madhe e cila kishte kishte qëndruar në Sacile, krahinën e Pordenonit në Itali, ku ata kishin jetuar për njëfarë kohe.

Krimi i rëndë u regjistrua natën mes të dielës dhe të hënës së 27 gushtit, në Pocesta të Dibrës së Madhe.

Tre anëtarët e familjes u vranë  me armë zjarri pistoletë në shtëpinë e tyre ndërsa ishin në gjumë. Ata kishin ardhur në vendlindje për pushime por edhe sepse Nazmija martonte të motrën.

Ka qenë pikërisht mungesa e tyre në festimet para dasmës dhe mos hapja e telefonit që ka alarmuar familjarët.  Një kushëri i tyre ka hyrë nga dritarja e shtëpisë, ku edhe ka gjetur tre trupat e pajetë.

Të afërmit të shokuar nga ngjarja nuk e shpjegojnë dot atë që ka ndodhur.

“Ata ishin një familje e qetë, e mirë, e cila ka punuar tridhjetë vjet jashtë. Ne nuk e kuptojmë se pse dikush do ti vriste ata “.

Hetuesit ndërkohë kanë mbledhur provat në vendngjarje me shpresën se mund të ketë mbetur ndonjë gjurmë e autorit, teksa kanë kryer kontrolle dhe në shtëpitë e miqve dhe të afërmeve me të cilët viktimat kanë pasur kontakte para vrasjes së trefishtë.

Tags: Dibervrasje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.