Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rumania e përfshirë nga tensioni, emigrantët tronditin qeverinë e majtë

12/08/2018
Rumania e përfshirë nga tensioni, emigrantët tronditin qeverinë e majtë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjendja në Rumani eshte e tensionuar, pas protestave anti-qeveritare që u bënë të dhunshme të premten, duke lënë më tepër se 400 persona të lënduar, në nevojë për ndihmë mjekësore.

Dhjetra mijëra demonstrues protestuan në Bukuresht dhe qytete të tjera të vendit, kundër partisë social demokrate në pushtet.

Protestat u organizuan nga grupe rumunësh që punojnë jashtë vendit. Demonstruesit protestuan kundër korrupsionit masiv, pagave të ulëta dhe kundër përpjekjeve të partisë në pushtet për të dobësuar sistemin gjyqësor. Rumania perceptohet si njëri prej vendeve më të korruptuara të Bashkimit Europian. Policia përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpëndarë protestat.

Autoritetet në Rumani thonë se 440 persona, përfshirë dhjetëra policë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi protestat anti-qeveritare përshkallëzuan në dhunë.

Protesta u përshkallëzua në dhunë pasi policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit. Disa protestues hodhën në drejtim të policisë gurë, shishe dhe bomba tymi.

Presidenti Klaus Iohannis, dënoi “intervenimin brutal të policisë”, sic e konsideroi ai. “Dënoj fuqishëm intervenimin brutal të policisë, që ishte në disproporcion me veprimet e shumicës së njerëzve që kishin dal në shehs”, shkroi ai në Facebook.

“Ministria e Brendshme duhet në mënyrë urgjente që të shpjegohet për mënyrën se si ka trajtuar ngjarjet e sotme”, ka thënë tutje presidenti rumun. Mediat lokale në Rumani kanë vlerësuar se vetëm në Bukuresht deri në 80 mijë persona mund të kenë marrë pjesë në protesta. Ndërkaq, dhjetëra mijëra të tjerë kanë protestuar në qytete të tjera. Megjithatë, ende nuk ka shifra zyrtare për numrin e protestuesve në Rumani.

Tags: rumani protesta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026
DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

30/07/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

30/07/2026
Rama prezanton projektin Lungomare 3, po gërryhet vende-vende. Nuk ka rëndësi kur mbaron

Qeveria pezullon ndërtimet në zonat turistike deri më 15 shtator

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026
DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

30/07/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

30/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.