Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

30/07/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi dokumentin e ri strategjik “Prania Besnike” gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Sipas Ramës, dokumenti përbën një aneks të strategjisë “Besa” dhe i dedikohet ekskluzivisht organizimit dhe funksionimit të Partisë Socialiste.

“Dokumentin strategjik ‘Besa’ e keni tani në dorë. Ky tjetri që është këtu dhe që e ndaj me ju sot si një diskutim të brendshëm është ‘Prania Besnike’. Është aneksi i atij të parit. ‘Prania Besnike’ i adresohet vetëm partisë sonë. Kam kaluar kohë duke parë historitë e partive dhe lëvizjeve që fituan gjithçka, por më vonë humbën sfidën e vazhdimësisë së qëndrueshme të fitoreve të tyre,” u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri foli edhe për situatën politike në vend, duke deklaruar se Partia Socialiste do të vijojë të ushtrojë qeverisjen për aq kohë sa gëzon mbështetjen e qytetarëve dhe shumicën në Kuvend, duke theksuar se protestat nuk mund të përcaktojnë ndryshimin e pushtetit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi qëndrimin e tij në krye të qeverisë pas 13 vitesh, Rama u shpreh se në një sistem demokratik pushteti fitohet dhe humbet vetëm përmes votës.

“Një parti politike as e trashëgon timonin e pushtetit, as ka të drejtë ta lëshojë rrugës, sepse disa të tjerë duan ta ngasin vetë makinën e pushtetit. PS ushtron pushtetin për aq kohë sa populli ia ka dhënë dhe për aq kohë sa ka votat në Kuvend,” tha ai.

Kryeministri shtoi se as ai dhe as Partia Socialiste nuk mund të vendosin se kush qeveris apo kush qëndron në opozitë, pasi ky është një vendim që u takon qytetarëve përmes zgjedhjeve.

Rama komentoi edhe kërkesat për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se nuk mund të largohet nga detyra për shkak të protestave të një pjese të qytetarëve.

”‘Rama jepe dorëheqjen’, ajo këngë mua më pëlqen dhe më energjizon. Por të largohesh nga detyra pse një pakicë thërret në kor, është vetëm braktisje e një përgjegjësie të madhe,” u shpreh ai.

Në përfundim, kreu i qeverisë tha se Partia Socialiste do të vazhdojë të ndjekë objektivin e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Misioni ynë do të vazhdojë deri në vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës së bashkuar,” deklaroi Rama.a.b

Po ndodh

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.