Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

30/07/2026
DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 61-të, ndërsa qindra qytetarë marshuan edhe këtë mbrëmje në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në qeverisje.

Pas tubimit të zhvilluar përpara Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në disa nga akset kryesore të kryeqytetit, përfshirë rrugën “Myslym Shyri”, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane kundër qeverisë.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”, “Parlament analfabet”, “Rama ik”, “Dorëheqje” dhe “Atdheu është i yni, jo biznes privat”.

Sipas organizatorëve, protesta ka tejkaluar tashmë një kauzë të vetme dhe përfaqëson pakënaqësinë ndaj qeverisjes, korrupsionit dhe problemeve sociale. Ata deklaruan se mobilizimi do të vijojë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Aktivistët dhe qytetarët pjesëmarrës thanë se protestojnë për çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve, pushtetin vendor, shërbimet publike, largimin e mjekëve dhe infermierëve, mungesën e investimeve në shërbimet emergjente, si dhe problematika të tjera që, sipas tyre, prekin jetën e përditshme të qytetarëve.

Protesta, e cilësuar nga organizatorët si “Revolucioni i Flamingove”, vijon prej 61 ditësh radhazi, ndërsa ata kanë paralajmëruar se tubimet dhe marshimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Po ndodh

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

DITA 102/ Protesta drejt formateve të reja të demostrimit. Bllokohen rrugët

10/09/2026
Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.