Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Historia e pazakonte e vajzave qe vrane babain per xhinset

27/06/2018
Historia e pazakonte e vajzave qe vrane babain per xhinset
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gruaja dhe katër vajzat e një polici në Indi janë akuzuar për vrasjen e babait për ti marrë pensionin prej 88.000 paund dhe sepse nuk i lejonte të vishnin xhinse.

Trupi i Meharbaan Aliut u zbulua i hedhur në një kanal të ujërave të zeza në Uttar Pradesh, vetëm 250 metra larg shtëpisë të dielën.

Policia arrestoi Zahida Begum, 52 vjeç dhe vajzat e tyre Saba, 26 vjeç, Zeenat, 22 vjeç, Iram, 19 vjeç dhe Alia, 18 vjeç, në shtëpinë e tyre në Shahjahanpur pasi punësuan dy vrasës për ta vrarë.

Pas gjetjes së trupit të Aliut policia nisi një hetim dhe ishin kamerat e sigurisë që i ndihmuan të zbardhnin ngjarjen.

Daya Chand Sharma, inspektor në stacionin policor Sadar Bazaar, tha se nëna dhe vajzat ishin të mërzitura nga kufizimet e rrepta që Aliu i kishte imponuar, përfshirë ndalimin e tyre nga veshja e xhinsave.

“Që kur u gjet Aliu, ne dyshuam përfshirjen e anëtarëve të familjes, sepse trupi u gjet vetëm 250 metra nga shtëpia e tyre. Ne detajuam telefonatat nga të gjithë anëtarët e familjes dhe zbuluam se bashkëshortja, Zahida e kishte telefonuar vazhdimisht,”-tha policia.

Viktima kishte mbërritur në shtëpi në orën 10:56, pasi kishte dalë nga stacioni i policisë në orën 10:00 të mëngjesit të së shtunës.

“Vrasësit e punësuar Tahseen dhe Ehsaan hynë në shtëpi shumë shpejt pas Aliut dhe  vranë rreth orës 13:00. Atë mbrëmje pasi u errësua, vrasësit erdhën përsëri në shtëpinë dhe me ndihmën e anëtarëve të familjes e morën me motor dhe e hodhën pranë një kanali,”-shtoi policia. “Pas një hetimi masiv dhe kontrollit të kamerave të rrugës arritëm të zgjidhim rastin. Pasi u ballafquam me gruan dhe vajzat e tij, ato pranuan krimin.”

Ato kishin paguar vrasësit 1.100 paund për ta vrarë.

Gjysma e shumës ishte paguar nga paga e Aliut që i kishte lënë në shtëpi ndërsa pjesa e mbetur u premtua të jepet pas përfundimit të ‘detyrës’.

Policia tha se Zahida shpresonte të merrte 88.000 paund nga pensioni që familjet e policëve marrin pas vdekjes së tyre.

Ata pretendojnë se vajzat e tij, të cilat ishin të pakënaqura me kufizimet e rrepta të babait të tyre për të mos veshur xhinse, ishin përfshirë në krimin me shpresën se njëra prej tyre do të siguronte një punë që të zëvendësonte babain në stacionin policor.

“Ka pasur tre përfitime që ato do të kishin pas vdekjes së Aliut. Së pari, një nga vajzat e tij do të kishte një punë në vendin e tij në polici. Së dyti, e veja e tij do të kishte pension, e cila është sa gjysma e pagës. Për më tepër, do të kishin pensionin që marrin nga familjaërt pas vdekjes së një polici.”

Vrasësit me pagesë, që ishin përfshirë edhe në krime të tjera të rënda u arrestuan të mërkurën.

 

Tags: Vajzat vrasin babainvrasja ne Indi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.