Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Media austriake: Tirana zyrtare “po ble” negociatat me BE-në, me kampe refugjatësh

09/06/2018
Media austriake: Tirana zyrtare “po ble” negociatat me BE-në, me kampe refugjatësh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria mbështet një iniciativë të Austrisë dhe Danimarkës për të ngritur një qendër azilkërkuesisht të refuzuar në vendet jashtë BE. “Shqipëria është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë të tillë”, tha të premten Zv.ministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko, sipas gazetës austriake Kurier.

Duke iu referuar artikullit të Kurier, Kuko nuk mund të thoshte nëse Shqipëria do të ishte vendi për një qendër të tillë, pasi “së pari duhet ta diskutojmë këtë me shtetet fqinje, siç është Maqedonia” është shprehur ajo.

Kjo çështje u diskutua zyrtarisht në Sarajevë, aty ku u zhvillua një takim i veçantë për të kontrolluar emigrimin e paligjshëm përgjatë rrugës së Ballkanit të enjten e kaluar. Në këmbim të kësaj, Shqipëria duket se kërkon hapjen e negociatave.

Zëvendësministrja e Brendshme shqiptare deklaroi më tej se më 18 dhe 19 qershor, në Vjenë do të mbahet një takim në kuadër të një Task Forcë të Europolit me Ballkanin Perëndimor. “Pas kësaj, panorama do të jetë më e qartë.” Zyra e Austrisë në Europol ka dërguar një ftesë përkatëse.

Kuko njoftoi gjithashtu edhe mbajtjen e një takimi të vendeve të BE në Tiranë në tetor për të diskutuar këto çështje të azilit dhe migracionit.

Sipas saj, “ekziston një bashkëpunim i shkëlqyer me Austrinë,  po edhe me Greqinë, Gjermaninë dhe Danimarkën, tha zëvendësministri. Ftesa nuk do të kufizohet në disa shtete, por do të shtrihet në të gjitha shtetet e BE.

Kuko i sheh përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar menaxhimin e kufirit në kuadrin e vendimit të ardhshëm të BE, synimit për të hapur negociatat e pranimit me Tiranën. “BE ka nevojë për partnerë të jashtëm të sigurt,” tha zëvendësministrja e Brendshme. “Hapja e bisedimeve për anëtarësim patjetër do ta ndihmojë”. Kjo lidhet me kriteret për menaxhimin më të mirë të kufirit, standardet e policisë dhe shkëmbim të mirë të informacionit.

Tags: BEkampe refugjateshnegociatatshqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.