Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lidhja emocionale me e forte se ajo fizike

04/06/2018
FOTO GALERI/ Ja 6 gjëra që mund të ndodhin kur nuk kryeni marrëdhënie seksuale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ne jemi qenie njerëzore dhe tërhiqemi nga shumë aspekte prej njerëzve të tjerë. Edhe pse mund të mos duam ta pranojmë, tërheqja e parë për dikë vjen për shkak të paraqitjes së tij/saj. Kjo tërheqje fizike bën që ne të krijojmë një lidhje fillestare me atë person, por kjo lidhje mund të shuhet shumë lehtë në momentin që ne zbulojmë mbi karakterin apo personalitetin e tij/saj dhe shohim se nuk kemi shumë të përbashkëta.

Lidhja më e fortë me dikë vendoset vetëm duke qenë në kontakt të vazhduar me të dhe duke e njohur mirë nga aspekti emocional. Kjo gjë realizohet, nëse fitojmë besimin e tij/saj, aq sa ai ose ajo të mund të hapet për çdo problem, apo për çdo ndjesi me ne. Vetëm në këtë moment, të gjithë ne mund të jemi vetvetja. Kjo është lidhja emocionale, për të cilën do të flasim në këtë material.

Ju ka ndodhur të jeni në një rreth të gjerë shoqëror dhe të ndjeni sikur askush nuk ju kupton? Të ndjeni dëshirën për të shkuar sa më parë në shtëpi për të qëndruar larg një mjedisi të tillë? Atëherë kjo tregon se asnjë nga ata nuk ju kupton.

Nga ana tjetër, a ju ka ndodhur të jeni me një person të vetëm dhe të mos doni të ndaheni kurrë nga biseda me të? Të mendoni se keni kaluar shumë pak kohë bashkë, ndërkohë që mund të keni kaluar orë të tëra bisede pa e kuptuar këtë gjë? Këta janë personat që të duken sikur njohin çdo gjë tek ty dhe mendon se nuk është fare e nevojshme të flasësh, pasi ata janë pothuajse si një pasqyrim i shpirtit dhe i ndjesive të tua.

Kjo është lidhja emocionale: lidhja e fortë që ne sigurojmë me një person, pa qenë e nevojshme të shtiremi për asgjë dhe thjesht të ndihemi mirë me të duke qenë vetvetja. Një lidhje e tillë nuk varet nga rrudhat, nga defektet fizike, apo nga kritere të tjera të vendosura si klishe për bukurinë nga shoqëria jonë. Një lidhje e tillë i reziston kohës dhe ne duhet të vuajmë për të siguruar lidhje të tilla me njerëzit që na rrethojnë, dhe sidomos me personin që do të kemi në krahë, pasi jeta është tepër e gjatë për ta kaluar me dikë që nuk na kupton, apo me dikë që do të lodhet kur trupi ynë të preket nga gjurmët që koha do të lërë mbi ne. / bota.al

Tags: lidhja ne ciftseksi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.