Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FINANCIAL TIMES/ Shqetësim korrupsioni, kapja e shtetit dhe sundimi i ligjit – Ja kush janë vendet skeptike ndaj Shqipërisë

17/05/2018
FOTO GALERI/ Mesazhi prekës i djalit për nënën e helmuar nga nusja e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mediat e huaja shkruajnë sot se udhëheqësit e BE po inkurajojnë vendet e Ballkanit të vazhdojnë rrugën e reformave të orientuar nga BE, por ata janë hezitues për të thënë nëse ndonjë prej këtyre gjashtë vendeve mund të jetë në gjendje t’i bashkohet bllokut. Në një samit në Bullgari që ka nisur të enjten, Komisioni i Zgjerimit të BE, Johonnes Hahn tha se i gjithë procesi është i bazuar në merita, ndaj të gjitha vendet duhet të përmbushin detyrimet që u takojnë, “detyrat e shtëpisë”.

Gazeta prestigjioze Financial Times, në hapje të Samitit, e ka analizuar situatën dhe ka vërejtur se “Franca, Holanda dhe Gjermania janë mes shteteve të BE që duan të vendosin kërkesa më të rrepta përpara se të bien dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shqetësimet e tyre janë ngritur përpara Samitit të Sofjes mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Një diplomat i një prej shteteve skeptike i tha Financial Times se bisedimet për anëtarësim duken të parakohshme. Një tjetër diplomat tha se duket se Komisioni po kërcen përpara se të nisë muzika. “Ne thuajse të gjithë kemi shqetësime kur bie fjala te korrupsioni, kapja e shtetit dhe sundimi i ligjit,” tha ai, duke iu referuar Shqipërisë dhe Maqedonisë. “Karrota është aty, por ata duhet të bëjnë punën”.

Një diplomat i tretë tha: “Progresi ka qenë i mirë, por ka akoma rrjetet kriminale që operojnë sërish. Nëse punon në një ministri të Brendshme të një shteti anëtar të BE-së, kjo të fut drithmat”.

Sipas Financial Times: “Disa shtete anëtare kanë nevojë për më shumë prova për efiçencën e reformave të shitura me këmbëngulje nga liderë si Edi Rama, që thotë se vendi i tij po çrrënjos korrupsionin në gjyqësor dhe po lufton rrjetet kriminale”.

Tags: BEnegociatat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026
Protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe 20 të arrestuar, mes tyre Adriatik Lapaj

Protesta në Tiranë, përplasje me policinë dhe 20 të arrestuar, mes tyre Adriatik Lapaj

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.