Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & EMRA/ Greqi, zemërimi i shqiptarëve që humbën familjarët në aksidentin tragjik: Po e gjeta do ta vras

09/05/2018
VIDEO & EMRA/ Greqi, zemërimi i shqiptarëve që humbën familjarët në aksidentin tragjik: Po e gjeta do ta vras
Share on FacebookShare on Whatsapp

Familjarët e shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi, kanë folur për mediat greke duke përshkruar atë çfarë ndodhi. Bashkëshortja e viktimës 65-vjeçar të quajtur Spiro dhe e ëma e 34-vjeçares që mbeti e plagosur, rrëfen dhimbjen e saj.

“Çdo mëngjes, Spiro çon vajzën tonë në punë. Tani kam humbur burrin tim dhe vajzën e kam në prag të vdekjes nën kujdesin intensiv të mjekëve“, thotë gruaja e shqiptarit që humbi jetën në aksident.

Zemërim ka shprehur edhe nipi 34-vjeçar i viktimës së dytë të aksidentit, shqiptarit 60-vjeçar.

“Nëse e gjej, do ta vras me duart e mia”, ka thënë 34-vjeçari shqiptar për mediat greke, duke iu referuar shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin fatal.

Dy shqiptarë 60 dhe 65 vjeç kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në autostradën Athinë – Lamia në orën 5:40.

Spiro Guri 60 vjeç dhe Dhimitër Pabuko 65 vjeç, humbën jetën, ndërsa një 34-vjeçare, Balerina Guri ka mbetur e plagosur. Ajo u dërgua në spitalin e Atikës për trajtim..

Shoferi 64-vjeçar që shkaktoi aksidentin nuk ka pësuar lëndime të rënda, por ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit dhe u arrestua menjëherë. 12 zjarrfikës me 4 mjete morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Sipas mediave në vendin fqinj, shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë, ka pësuar dy fatkeqësi në jetë. Disa vite më parë, atij i kanë vrarë vëllain kurse më pas i vdiq edhe djali në një aksident me motor.

Mediat greke kanë publikuar videon kur shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe ka goditur dy makina duke i shkatërruar plotësisht dhe plagosur për vdekje dy shqiptarët.

Tags: aksidentgreqishqiptarevdekje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.