Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasada ruse ironizon ministrinë tonë të Jashtme për deklaratën pro Britanisë

22/03/2018
LISTA/ Paralajmëron ISIS: Ambasada ruse në Tiranë objekt sulmi terrorist
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasada ruse ka reguar me ironi ndaj një deklarate të Ministrisë shqiptare për Europën dhe Punët e Jashtme e  cila u solidarizua me britanikët kundër Rusisë lidhur me sulmin me një agjent nervor ushtarak kundër Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury të Britanisë së Madhe më 4 mars.

Ambasada ruse në reagimin e saj është kapur veçanërisht tek titulli i deklaratës “sulm kimik të Rusisë kundër Britanisë së Madhe” i cili në fakt tani nuk është në deklaratën e publikuar në faqen e minsitrisë sonë të jashtme.

Ironia e ambasadës mes hov që në fillim  të deklaratës së tyre kur thuhet se ambasada u jep “vlerësimin maksimal specialistëve të Ministrisë” dhe se nuk ka arsye për të dyshuar se formulimi i deklaratave zyrtare prej tyre bëhet me “përgjegjshmëri”.

“Prandaj kemi arsye të besojmë që kolegët tanë shqiptarë duhet të kenë prova të implikimit të Rusisë në helmimin e Sergei Skripalit dhe vajzës së tij Julia”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse.

Por, ironia ruse sa vjen e theksohet për këtë çështje që ka tensionuar fuqitë e mëdha për të cilën ka viktima, por ende jo prova.

“Siç dihet, Britania e Madhe, e cila ka ngritur disa akuza të rënda kundër Rusisë lidhur me incidentin në Salisbury, vazhdon të refuzojë me kokëfortësi të tregojë prova dhe të zbatojë procedurat e aprovuara ndërkombëtare, përfshirë edhe në kuadër të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Kjo do të thotë me të gjitha gjasat që Londra nuk ka asnjë provë të përfshirjes ruse dhe në këtë situatë, kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti Rusia kërkon me të drejtë një hetim sa më të shpejtë të tragjedisë, informacioni që zotëron pala shqiptare dhe në bazë të të cilit është përgatitur deklarata e lartpërmendur e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme është me rëndësi kritike për zbardhjen e situatës dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse.

Tags: ambasada ruse ne tirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.