Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Presidenti Meta i dorëzon Flamurin Kombëtar ekipit shqiptar pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”

02/02/2018
FOTO/ Presidenti Meta i dorëzon Flamurin Kombëtar ekipit shqiptar pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dorëzoi sot Flamurin Kombëtar delegacionit sportiv shqiptar që do përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, të cilat do të zhvillohen në Korenë e Jugut nga data 9 deri më 25 shkurt.

Presidenti i Republikës, pasi i dorëzoi Flamurin Kombëtar skiatores Suela Mëhilli, duke iu drejtuar të pranishmëve, u shpreh se, “Dua të shpreh kënaqësinë time që i dorëzova Flamurin Kombëtar delegacionit që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe u uroj shumë suksese! Mendoj se ne kemi nevojë për të ridimensionuar vetveten edhe në sport, edhe në turizëm, duke pasur në konsideratë se kemi mjaft male dhe dimri, në një pjesë të madhe të vendit, është mjaft interesant. Na duhet të promovojmë akoma më shumë sportet e tilla, sportet dimërore, sepse përveç të tjerave, janë edhe mjaft të shëndetshme për të rinjtë. Të masivizojmë pjesëmarrjen e të rinjve këtu, ashtu sikurse na duhet të identifikojmë edhe më shumë shqiptarë dhe shqiptare të talentuar, që jetojnë jashtë dhe i praktikojnë këto sporte dhe të cilët mund të përfaqësojnë Shqipërinë në të ardhmen në mënyrë që të kemi më shumë të rinj dhe nga të gjithë grupmoshat që përfshihen në sporte dimërore.

Njëkohësisht të kemi përfaqësim dhe rezultate më të mira në veprimtaritë sportive ndërkombëtare. Ju uroj edhe një herë shumë suksese dhe mbarësi dhe ta ngrini sa më lart që të mundësi Flamurin në Korenë e Jugut! Njëkohësisht le të jetë ky një moment reflektimi për të gjithë ne që të angazhohemi për olimpiadën tjetër menjëherë pas kësaj”.

Sportisja Suela Mëhilli theksoi se, “Kjo për mua do të jetë Olimpiada e dytë. Jam shumë krenare të përfaqësoj Shqipërinë para botës kështu që do të jetë një eksperiencë e veçantë. Faleminderit për këtë mundësi!”.

Ndërsa, Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani vuri në dukje se, “Për ne marrja e Flamurit nga ana juaj është një nder i madh dhe privilegj. Këto Lojëra Olimpike janë me të vërtetë të rëndësishme për ne pasi janë një promovim i sportit shqiptar për të paraqitur sa më mirë ekipin tonë ne i kemi marrë të gjitha masat. E veçanta është se dy sportistët tanë nuk shkojnë me ftesë në këtë event, por i kanë arritur vetë normat olimpike. Kjo tregon për përgatitjen e tyre dhe do të jenë me të vërtetë nder për kombin tonë”.

Tags: EkipiFlamuri KombetarIlir MetaLojerat Olimpike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.