Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Spanjë, arrestohet bosi shqiptar i drogës

20/12/2017
FOTO/ Spanjë, arrestohet bosi shqiptar i drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një organizatë e fuqishme droge me bazë në Galicia, që drejtohej nga një shqiptar, është shkatërruar në Spanjë. Këtë të hënë, disa nga anëtarët janë arrestuar, mes tyre edhe “koka” e organizatës. Media spanjolle “ABC” raporton se në krye të kësaj organizatë ishte shqiptari me iniciale V. V., 39 vjeç. Ai përshkruhet si një i “regjur” në botën e krimit, që është marrë me trafik droge për një kohë të gjatë. V. V., i cili bënte një jetë modeste në qytetin spanjoll Santiago de Compostela, është mes 8 personave të arrestuar deri më tani në kuadër të aksionit të nisur nga “Guardia Civil” në muajin shkurt. V. V., udhëhoqi një organizatë kriminale e dedikuar në futjen në Galica të narkotikëve për tu rishitur më pas po në Galicia dhe Asturias, një tjetër rajon në Spanjë.
Mes të burgosurve është edhe M. F. V., një spanjoll, i cili konsiderohet nga hetuesit “truri” i organizatës. M. F. V., i njohur nga policia spanjolle për precedentët e shumtë në fushën e narkotikëve, ishte nën urdhrat e drejtpërdrejtë të ‘bosit’ shqiptarit. V. V., kishte pesë persona që punonin drejtpërdrejtë nën urdhrat e tij, që sipas hetimeve ishin përgjegjës për “kërkimin e blerësve të drogës, shpërndarjen, sigurimin e mbështetjes logjistike dhe garantimin e sigurisë për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme”.
Siç shpjegohet nga hetimet e “Guardia Civil”, të pestë këta persona, kishin në urdhrat e tyre të tjerë persona, të cilët blinin drogën. Këta të fundit ngarkoheshin që të udhëtonin edhe jashtë vendit për të siguruar drogës e më pas ta sillnin në Spanjë. Mediat spanjolle shkruajnë se operacioni është në vijim dhe priten të tjera arrestime. Të hënën u konfiskuan 4 kg kokainë, 1.7 kg heroinë dhe 500 gram lëndë që përdorej si përzierës për drogën. Janë sekuestruar edhe dy automjete. Më herët, këtij grupi i janë bërë sekuestrime të tjera droge. Në Mars, është sekuestruar 1 kg kokainë dhe një grua është vënë në pranga. Ndërsa në shtator është sekuestruar 1 kg heroinë dhe një burrë është arrestuar.

Tags: arrestimbosi shqiptardrogespanje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026
Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

24/08/2026
Podujevë/ Grabitje parash nën kërcënimin e armës

Durrës, grabitet me dhunë marketi në lagjen 17

24/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026
Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

24/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.