Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Presidenti Meta priti Shefin e Shtabeve të Bashkuara të SHBA-ve, ja për çfarë biseduan

15/09/2017
FOTO GALERI/ Presidenti Meta priti Shefin e Shtabeve të Bashkuara të SHBA-ve, ja për çfarë biseduan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Shefin e Shtabeve të Bashkuara të SHBA-ve, Gjeneralin Joseph Dunford.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të një rëndësie parësore dhe strategjike dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, përballë sfidave të përbashkëta globale si lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm e qëndrueshmëria e sigurisë në rajon.
Presidenti i Republikës i shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Forcave tona të Armatosura në procesin e tyre të transformimit dhe modernizimit duke nënvizuar edhe ndihmën e fundit me mjete speciale transporti të blinduara.
Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e SHBA-ve në realizimin e reformave të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, transformimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale, edukimin e Forcave të Armatosura, mbështetjen e institucioneve të inteligjencës, rolin përcaktues të SHBA-së në çlirimin e Kosovës dhe angazhimin e tyre në sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Ballkanit si dhe mbështetjen kritike për anëtarësimin në NATO.
Gjeneral Dunford falënderoi Presidentin Meta për angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura përkrah ushtrisë së SHBA-së në Afganistan, Irak, dhe vende të tjera dhe vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë për ngritjen e nivelit të partneritetit dhe të koordinimit strategjik Shqipëri – SHBA.
Bashkëbiseduesit ndanë opinionet mbi sfidat e reja të NATO-s, mbi rëndësinë e sigurisë kolektive dhe mbështetën angazhimin e tyre për vazhdimësinë e angazhimit në përballjen me sukses të tyre, si në planin rajonal ashtu edhe atë global.

FOTO GALERI/ Presidenti Meta priti Shefin e Shtabeve të Bashkuara të SHBA-ve, ja për çfarë biseduan
FOTO GALERI/ Presidenti Meta priti Shefin e Shtabeve të Bashkuara të SHBA-ve, ja për çfarë biseduan
FOTO GALERI/ Presidenti Meta priti Shefin e Shtabeve të Bashkuara të SHBA-ve, ja për çfarë biseduan

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej