Pothuajse në të njëjtën kohë me nisjen e seancës së dytë plenare, ka nisur edhe protesta para Kuvendit kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit.
Kryetari i Shoqatës Antikomuniste dhe ish-të Përndjekurve, Nebil Cika deklaroi se, zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, është një poshtërim.
“Kundërshtojmë zgjedhjen e Gramoz Ruçit në parlament dhe qeveri. Ruçi është ministri i fundit i Brendshëm i komunizmit. Ne nuk mund ta pranojmë këtë poshtërim, edhe gjithë shqiptarët duhet të bashkohen me ne sot. Njerëzit po mblidhen, kemi pak probleme me policinë, që kërkon ta lerë të qetë ish-shefin e ministrisë së Brendshme. Këta janë njerëz me precedent penal, nëse u jepet forca, mund ta përdorin sërish”.





